2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dragashi e përkrah Programin Nacional për Rininë

Edhe Dragashi do ta përkrahë Programin Nacional për Rini.

Kjo u bë e ditur pas nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hotit dhe Kryetarit të Dragashit , Shaban Shabanit.

“Programi Nacional për Rininë është i veçantë sepse nuk e përjashton askënd nga gara dhe mundësitë për t’u dalluar dhe për të dalë më i miri. Në program parashihet edhe databaza e cila do t’u mundësojë secilit prind t’i dijë rezultatet e fëmiut të vet. Ky program do të jetë mundësia më e mirë që komuniteti shqiptar në Dragash të thellojë bashkëpunimin me komunitetet tjera”, ka thënë Hoti.

Shabani tha se në këtë komunë Programi Nacional për Rininë do të ketë efekt më të madh sepse të rinjtë e komunës sonë kanë nevojë për organizime sikur kjo.

“Për komunën tonë ky program është shumë më i rëndësishëm se për komunat tjera sepse rinia këtu nuk është shumë e organizuar. Deri tash nxënësit nuk kanë qenë shumë të motivuar dhe të nxitur për garë prandaj ky program është më shumë se i mirëseardhur. Ne do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet që kemi sepse është një program shumë i qëlluar dhe më se i nevojshëm për të rinjtë tanë”.

Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit