16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Drejtori i Arsimit në Prizren “sfidon” Haradinajn, për zgjidhjen e grevës

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, po tenton që të “sfidojë” kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, për të zgjidhur problemin e grevës së mësimdhënësve.

Ai ka filluar t’i marrë disa hapa, të cilat beson se do të mund të ndikojnë në rifillimin e procesit mësimor në Prizren.

“Kam zhvilluar disa takime me drejtorët e shkollave për të parë mundësin e zgjidhjes së problemit të grevës”, ka thënë Susuri për TVP.

Greva e mësimdhënësve në shkolla, ka hyrë në javën e dytë edhe në Prizren.

Ata kanë refuzuar ofertën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave.

Nuk kanë dëgjuar as thirrjet e vazhdushme për rifillimin e procesit mësimor.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri thotë se në ditët në vijim do të takohet edhe me Këshillat e prindërve të nxënësve për të shikuar mundësin e gjetjes së zgjidhjes së problemit të grevës.

“Mësimdhënësit janë për shkak të nxënësve , prandaj prindërit i kemi partëner dhe nëse luhatet ky partneritet atëherë shtohen dilemat për të ardhmen”, shprehet Susuri, transmeton “PrizrenPress”.

Sipas tij, duhet të ruhet partneriteti mes mësimdhënësve , prindërve dhe institucioneve.

“Nesër mund të dalin prindërit me ndonjë kërkesë për mësimdhënësit, prandaj është shumë me rëndësi të ruhet partneriteti”.

Susuri ka një mesazh për mësimdhënësit grevist.

“Të ulemi e të bisedojmë për të zgjidhur çështjen e grevës”.

Nëse greva nuk zgjidhet përmes bashkëbisedimeve të të gjitha palëve, Susuri ka paralajmëruar veprim tjetër për të normalizuar procesin mësimor.

“Do të marrë veprime që na qojnë drejt normalizimit, që nënkupton me fillu punën. Ata mësimdhënës që nuk e fillojnë punën do të veprojmë sipas rrjedhave që mund të dalin”, tha Susuri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit