19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Drejtori i Komunës së Dragashit grushtohet në zyrën e tij të punës

Drejtori i Administratës dhe Personelit të Komunës së Dragashit, Avni Nebiu është groshtuar me një bashkëfshatar nga Blaci. Rrahja ka ndodhur sot në zyrën e Nebiut.

“Është futur në zyrën time dhe ka kërkuar sqarime se përse i është shkëputur energjia elektrike”, tregon Nebiu.

“Pastaj ka kërkuar sqarime se përse nuk është në listën e veteranëve të luftës, si dhe ka kërkuar sqarime se përse ka mbetur pa punë”.

“Pas këtij sulmi verbal, ai më ka goditur dhe unë jam detyruar të mbrohem”, ka thënë Nebiu për Radio Sharrin.

Policia e Dragashit ka konfirmuar rastin, duke potencuar se aktualisht po kryhen hetime rreth kësaj ngjarje.

“Po hetohet ky rast dhe ende nuk ka një vendim nga Prokuroria, se si të veprohet me një qytetar, i cili ndodhet në polici. Ndërkaq, drejtori i Administratës komunale është liruar”, tha për Radio Sharrin një zyrtar në Policinë e Dragashit. Redaksia jonë ka mësuar se në polici ndodhet, Ymridin Halimi, bashkëfshatar i drejtorit të Administratës në Dragash, Avni Nebiut.

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit