10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Drejtori i shkollës në Malishevë dënohet me burg efektiv dhe me gjobë për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti, është dënuar me tetë muaj burg efektiv dhe 1000 euro gjobë, pasi është shpallur fajtor për marrje të ryshfetit.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të premten nga Gjykata Themelore në Gjakovë, lidhur me akuzën se Hoti ka kërkuar ryshfet nga menaxheri i restorantit “BIMI2”, Gëzim Kastrati, për organizimin e mbrëmjes së maturës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me gjobë, i akuzuari është obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh, në të kundërtën sipas tij, do t’i zëvendësohet me burgim, në atë mënyrë që për çdo 20 euro, do t’i caktohet një ditë burgim.

Gjithashtu, Hoti është obliguar që të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro, si dhe 50 euro për fondin e viktimave të dhunës.

Për shqiptimin e dënimit, gjykatësi Zika ka thënë se janë marrë për bazë të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 19 tetor 2018, i akuzuari Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 24 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Izet Hoti, akuzohet se më 2 maj 2018, si drejtor i shkollës së mesme të lartë “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro nga menaxheri i restorant “BIMI-2”, Gëzim Kastrati, për organizimin e mbrëmjes së maturës në po këtë restorant.

Në aktakuzë thuhet se oferta reale për karrige ka qenë 11 euro, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga menaxheri që ta ngritë shumën në 13 euro, ashtu që shumën e mbetur ta merr për vete, e që një gjë e tillë është provuar në bazë të dëgjimeve telefonike të kryera nga ana e policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit