7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Drejtori Islam Thaçi tregon për mesazhet kërcënuese që ka marrë

Dejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi thotë është kërcënuar pas largimit të konstruksioneve metalike në lokalin “Princ”, i cili është në Qendrën Historike të Prizrenit.

Islam Thaci mbrëmë ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook mesazhe kërcënuese, të cilat i ka marrë nga udhëheqës të këtij lokali.Thaci për KALLXO.com ka thënë se kërcënime verbale ka marrë gjatë gjithë kohës sa Komuna ka urdhëruar heqjen e konstruksioneve metalike, rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe uzurpimin në Qendrën Historike.

“Kërcënimet verbale kanë qenë thuajse në çdo vend ku kem bë largimin (rrënimin) e dhunshëm jo vetëm tani, kur bëjmë largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike të Prizrenit. S’është lehtë që qytetarët e vecmas afaristët të ballafaqohen me mos tolerim të veprimeve të kundërligjshme”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se rastin nuk e ka lajmëruar të organet e rendit dhe ligjit për shkak që sipas tij këto kërcënime kanë qenë vetëm verbale dhe jo fizike.Ndërsa për publikimin e mesazheve Thaci ka thënë për KALLXO.com se mesazhet i publikuar në llogarinë e tij për të treguar se me cka po ballafaqohen çdo ditë.

“Rasti i publikimit të mesazheve ka qenë vetëm dëshmi e problemeve me të cilat ballafaqohemi cdo ditë.Ky është paksa ma i vecantë. Në pamundësi për t’i hap telefonatën për shkak takimit fillon me mesazhe pastaj! Pamundësinë e kupton si mos gatishmëri për bisedë. Mos përgjigja ime në mesazhe qytetarja (menaxhere e restoraneve me siguri) pastaj e acaron që fillon të shkruajë në formë kërcënuese”, ka thënë Thaci. Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në rrjetin e tij social Facebook.

Haskuka ka thënë se kërcënimet ndaj Thacit nuk janë të parat që po ju adresohen zyrtarëve të kësaj komune, ndërsa shton se koha e ndërtimeve pa leje në qytetin e Prizrenit ka kaluar.

“Kërcënimet e dërguara ndaj drejtorit Islam Thaqi nuk janë as të parat, e me siguri nuk do të jenë as të fundit që i adresohen zyrtarëve të Komunës së Prizrenit. Por të gjithë duhet të dinë se kërcënimet nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin. Ka kaluar koha e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve, uzurpimeve të pronës publike dhe e përfitimit personal nga pasuritë publike. Rendi dhe ligji vlen për të gjithë, sado të “fortë” që të jenë, ngase forca jonë buron nga ligji”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit