5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Dridhje e fortë e koalicionit

Akuzat e shefit të PDK-së Kadri Veselit në drejtim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë goditjet ndaj njëri-tjetrit ende pa e përfunduar gjysmën e mandatit.

Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është pro idesë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës të pezullohet, nëse do të ishte e nevojshme që t’i hapte rrugë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përpos kësaj, Veseli e ka akuzuar partnerin e koalicionit, kryeministrin Ramush Haradinaj, se komunikimi i tij me Amerikën nuk po dallon me komunikimin që ka me Serbinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Deklaratave të Veselit u është kundërpërgjigjur Haradinaj, duke u shprehur se përveç vendosjes së taksës ai kishte guxuar t’u thotë “Jo” të gjithë atyre që kishin bërë plane për ndarjen e Kosovës.

Këto përplasje njohësit e çështjeve politike i shohin si sinjale për rrëzim të Qeverisë nga ana e PDK-së dhe shkuarje të vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit