18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, u votua më së paku në Prizren

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 11 qershorit, ka marrë më së paku vota se sa kolegët e tij të të gjitha partive politike në Prizren.

Ai, në këtë qytet ka marrë mbi 2000 vota.

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti ka marrë më së shumti vota në Prizren, i pasur nga Haxhi Avdyli, Vjosja Osmani, Anton Quni, dhe Driton Selmanaj.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka pranuar se deputeti Selmanaj, ka qenë kandidati që është votuar më së paku në Prizren.

“Prej deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja në Prizren ka pasur më së paku vota. Ma shumë ka pasur vota në Suharekë se sa në Prizren”, tregon Avdyli për “PrizrenPress”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, ka qenë në mesin e kandidatëve më të votuar i koalicionit LAA.

Ndërkaq, në Prizren renditet i fundit me vota, krahasuar me deputetët e tjerë të zgjedhur të LDK-së, por edhe të partive tjera.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, që të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se kandidatura e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit është propozuar dhe diskutuar para se Driton Selmanaj të anëtarësohet në LDK.

Sipas tij, Baxhaku e ka mbështetjen e Kryesisë dhe të 90 për qind të nëndegëve të LDK-së në Prizren.

“ Kur e kemi diskutuar emrin e Hatim Baxhakut, Driton Selmanaj nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Tash ekziston një pajtim i gjërë që Baxhaku të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, thotë Avdyli për “PrizrenPress” .

Ai tregon se Selmanaj nuk shihet si kandidat që mund ta fitojë Prizrenin.

“Nuk e shohim si kandidat të mundshëm për fitoren e Prizrenit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Lajmet e Fundit