5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

I dyshuari për sulmimin e Stacionit të Policisë, fshihej në lagjen “Arbana”

Policia e KosovesSh. Hallaqi sipas hetuesve të policisë në Prizren u kap rreth orës 11:00 të së shtunës në Lagjen “Arbana”, pa ndonjë dëm, edhe pse ishte i armatosur.

Rreshteri i Policisë Rajonale të Prizrenit Vesel Gashi, kapjen e të dyshuarit për sulmin në Stacionin “Alfa” ia atribuoi punës intensive njëzetekatërorëshe të hetuesve policorë prizrenas.

Këta hetues sipas Veselit u mbështetën edhe nga Njësitë e Reagimit të Shpejtë.

“Policia sot më 25.10.2014 rreth orës 11:00, ka arritur të lokalizojë vendlokacionin e personit te dyshuar ne Lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku arrestohet i dyshuari derisa me vete kishte edhe pushkën automatike ‘AK-47’, dy karikatorë dhe 49 fishekë të kalibrit të panjohur”, tha Gashi.

Ai shtoi se municioni dhe arma janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa i dyshuari në praninë e avokatit të tij ka pranuar se sulmoi Stacionin e Policisë “Alfa” duke thënë se “ka qenë nën ndikimin e alkoolit”.

Sh. Hallaqit i është shqiptuar nga prokurori paraburgimi 48 orësh, ndërsa aksioni i kapjes së tij ka shkuar pa probleme, edhe pse konsiderohej person i rrezikshëm.

Nexhmi Krasniqi, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit u ka komunikuar masën 48 orëshe të suspendimit 6 policëve të cilët kishin qenë në ndërrim në orët e hershme të mëngjesit së të premtes, kur u sulmua stacioni.

Gjatë sulmit nuk u lëndua askush, por në stacion mbetën gjurmët e plumbave./kallxo.com/

Më Shumë

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit