12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

E konfirmon

Aktakuza e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në rastin “Pronto”, ka bërë që PDK-ja ta shqyrtojë shkarkimin e tij.

Në vend të Beqajt, po diskutohet emërimi i Shaqir Totajt, që në zgjedhjet lokale ishte kandidat për kryetar të Prizrenit.

Totaj në një deklaratë për lajmi.net e ka konfirmuar se ka pasur bisedime në lidhje me këtë temë. Por nuk ka pranuar të jap detaje tjera.

“Ne kemi pasur bisedime, mirëpo për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit nuk mundem të tregoj më tepër. Mirëpo për që kemi pasur bisedime, kemi pasur. Çka ndodhë e tek ndodhë unë nuk e di. Nuk mund të konfirmoj se është punë e kryer, mundem të konfirmoj se kemi pasur bisedime”, ka thënë Totaj.

I pyetur se a do ta pranonte këtë post, Totaj ka thënë se për momentin nuk mund të komentojë më shumë.

“Kjo është punë për të cilën tash nuk mund të flas për ruajtjen e konfidencialitet. Janë bisedime që zhvillohen në mënyrë interne, çka ndodhë, ne do të sillemi në mënyrën adekuate, në rrethanat që krijohen në moment”, ka thënë Totaj.

“Zakonisht kemi diskutime, bëjmë planifikimin e hapave të ardhshëm, dhe planifikimin e karrierës e tash çka ndodh mbetet mu pa nuk është asgjë e definuar”, ka përfunduar Shaqir Totaj për lajmi.net.

Besim Beqajt i ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria ditë më parë. Ai është i përfshirë në aferën e përgjimeve Pronto.

Për shkarkimin e tij, kryeministri Haradinaj ditë më parë kishte thënë se e pret vendimin e Gjykatës.

Kadri Veseli deri më tani nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje. /Lajmi.net/

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Dita e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren/ Një javë aktivitete

Përgjatë gjithë javës, në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga nxënësit e këtij institucioni arsimor. Këto aktivitete janë organizuar në...

Lajmet e Fundit