6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

E shqyen certifikatën – Thotë se nuk është pjesëmarrës, por veteran!

Mahmut Qollopeku, pjesëtar i UÇK-së, e ka bërë copë-copë certifikatën, me të cilën është vërtetuar se ka marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë. Ky banor i komunës së Dragashit ndihet i revoltuar për këtë kategorizim dhe paralajmëron se çështjen do ta çojë deri në gjykatë.

“Nuk jam unë pjesëmarrës i luftës por jam veteran. Në luftë kam qenë, derisa nuk m’u paraqit zorra e verbër dhe, kur kam dalë nga spitali i Tiranës dhe kur jam rehabilituar tërësisht, gjithçka në Kosovë kishte marrë fund. Por, kur krisi lufta në Luginën e Preshevës, unë u inkuadrova edhe aty”, thotë për redaksinë tonë, Mahmut Qollopeku, duke na i treguar një mori dokumentesh, me të cilat vërteton qëndrimin e tij në spital, si dhe kohën kurë kishte ndodhur kjo peripeci e tij.

“Më e keqja është se, nuk donin të më jepnin leje për ta lëshuar kazermën, edhe pse iu tregoja për problemet shëndetësore. Ishte kuzhinieri, Mujadin Gashi, ai që më dha një leje, me të cilën shkova direkt në spital”, vazhdon rrëfimin e tij Mahmuti. Redaksia jonë ka kontaktuar edhe të apostrofuarin Gashi, nga i cili ka marrë pohimin se vërtetë i ka dhënë leje këtij ushtari.

“Ndonëse isha kuzhinier, me ta kuptuar hallin e Mahmutit, ia rregullova një leje që të mund të dilte nga kazerma. Sot jam krenar për këtë veprim që kam bërë sepse, në të kundërtën, Mahmutit mund t’i kushtonte me jetë qëndrimi i mëtejshëm në atë gjendje shëndetësore”, pohon Mujadin Gashi.
Mahmuti ka përmendur disa emra të komandantëve, për të cilët thotë se do t’i përmend edhe në padinë private që do ta parashtrojë në gjykatë.

“Nëse nuk mund ta bind komisionin përkatës se jam veteran, do t’i drejtohem gjykatës. Jo për gjë, por nuk lejoj që dikush të malverzojë me statusin tim, ndërkohë që, tashmë po dihet, se i kanë klasifikuar si veteranë njerëzit që fare nuk janë marrë me luftën”, thotë mes tjerash, Mahmut Qollopeku.

http://radio-sharri.info/

.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit