12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

The Economist: A ka vdekur Lavdrim Muhaxheri?

Lavdrim MuhaxheriA ka vdekur Lavdrim Muhaxheri? Në fund të korrikut lideri i luftëtarëve shqiptare për xhihad në Siri (në foto) ka postuar foto të tij në Facebook, ku shfaqet duke prerë kokën e një të riu që thuhet se ishte spiun.

Pak ditë më parë, mediat në Ballkan, duke iu referuar një lajmi të një televizioni kurd, raportonin se 24-vjeçari nga Kosova ka vdekur. Megjithatë, në mediat sociale një mik i tij e mohoi një gjë të tillë.

Derisa bota perëndimore dhe agjencitë e sigurisë po merren dhe po e përpijnë vrasjen e gazetarit amerikan, James Foley, me gjasë nga një britanik i IS, vendet e Ballkanit po merren me versionet e veta të këtij problemi. Me qindra shqiptarë myslimanë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria raportohet se kanë shkuar për ta ndjekur rrugën e xhihadit, së bashku me myslimanë të Bosnjës, transmeton koha.net. Një video e fundit e Shtetit Islamik shihet Muhaxheri duke e reklamuar pasaportën e tij të Kosovës, përkrah shqiptarëve tjera nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Muhaxheri shihet me një shpatë dhe premton se do ta pushtojë Romën dhe Spanjën e më pas shqiptarët në video i shkatërrojnë pasaportat e tyre.

Gjithsesi, fenomeni nuk është i kufizuar vetëm për myslimanët. Në fakt, në javët e fundit po merr një tjetër rëndësi edhe çështja e serbëve ortodoksë të cilët kanë shkuar dhe vazhdojnë të shkojnë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Në një deklaratë të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, të gjithë ata që shkojnë në luftën e Ukrainës janë mercenarë dhe veprimet e tyre janë tepër të dëmshme për Serbinë.

Deri tani, askush nuk e di sesa serbë kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë, gjithsesi mendohet se numri i tyre është mes 30 dhe 100 personave. Vuçiq thotë se serbët janë duke luftuar në të dy anët, edhe pse dyshohet se pjesa më e madhe ka të ngjarë të jetë në anën e rebelëve pro-rusë, transmeton koha.net.

Si Serbia ashtu edhe Kosova tani janë duke përgatitur legjislacionin për t’i ndaluar qytetarët e tyre që të marrin pjesë në luftëra të huaja. Bosnja veçse e ka aprovuar këtë ligj.

“The Economist” thotë se, sipas shifrave policore, deri mët ani në Siri dhe Irak janë vrarë 16 shqiptarë të Kosovës.

Në fund, prestigjiozja londineze “The Economist”, përmend edhe shkrimin e të përditshmes “Koha Ditore” rreth dekonspirimit dhe vrasjes së një bashkëpunëtori të AKI-së në Siri, i cili, siç raportoi “Koha Ditore”, ka qenë i infiltruar në mesin e xhihadistëve shqiptarë.

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit