10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Eksperti financiar: “Hidroregjioni Jugor” në Prizren është dëmtuar rreth 20 mijë euro

Eksperti financiar, Isak Krasniqi ka deklaruar se dëmi që i është shkaktuar kompanisë së ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, është rreth 20 mijë euro.

Një deklarim të tillë, eksperti Krasniqi e ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, ku inkasanti i kësaj kompanie, Hafir Gallopeni po akuzohet për përvetësim në detyrë.

I akuzuari Gallopeni, dyshohet se duke punuar si inkasant ka përvetësuar para në shumë prej rreth 20 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë elaborimit të plotësimit të ekspertizës së tij, të nxjerrë me 15 janar të këtij viti, eksperti Krasniqi, ka thënë se nga veprimet e të akuzuarit ka dal se shuma e dëmit që i është shkaktuar “Hidroregjionit Jugor”, është rreth 20 mijë euro.

“Në raportin e datës 15 janar 2019, çdo kartelë një nga një është kontrolluar dhe janë marr kartelat origjinale nga shërbimi përkatës i kompanisë dhe kemi ardhur në përfundim se deficiti është 19.593.28 mijë euro”, ka deklaruar eksperti financiar.

Por, më pas mbrojtësi i të akuzuarit Hafir Gallopeni, avokati Asman Hoxha, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, që seanca e së premtes të shtyhet për një datë tjetër, nga fakti se raportin e nxjerrë nga eksperti financiar, ai e ka pranuar gjatë kësaj seance.

“Pas konsultimit me të mbrojturin tim, kërkoj që shqyrtimi i sotëm të shtyhet, me arsyetimin se pjesa e ekspertizës ku janë kartelat, nga eksperti e kemi pranuar sot, dhe meqë ka të bëjë me disa sqarime, na duhet kohë që ta analizojmë të njëjtën”, ka thënë avokati Hoxha.

Lidhur me propozimin e mbrojtjes për shtyrjen e seancës, prokurorja Ervehe Gashi, ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të zvarritjes së procedurës, pasi që sipas saj, çdo gjë është e qartësuar nga ekspertët financiarë.

“Raporti shtesë nga eksperti, është i dorëzuar në kohë dhe se eksperti tani të gjitha i ka sqaruar, dhe kam një përshtypje se pala kundërshtare me qëllim e zvarrit procedurën”, ka thënë prokurorja Gashi.

Por, me një gjë të tillë nuk është pajtuar avokati Hoxha.

“Është më se e qartë se këtë raport, posa e kam pranuar, pra i kundërshtoj pohimet e prokurores si të pabaza, pasi që një raport i tillë merr kohë dhe duhet të analizohet, me qëllim që sa më shpejt të zbardhet e vërteta”, ka thënë avokati Hoxha.

Në anën tjetër, gjykatësja Ajser Skenderi, e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e sancës, dhe se seancën e radhës e ka caktuar më 13 mars 2019, prej orës 13:15.

Ndryshe, më 3 mars të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve  Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Ata akuzohen se në cilësi të inkasantëve në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, nga periudha mars 2013- maj 2015, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procesi gjyqësor ka vazhduar ndaras./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit