9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“EL-COM”: Hamamin e restauruam sipas planit

Kompania “EL-COM” në Prizren ka reaguar ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të saj për restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës.

Reagimi pa ndërhyrje

Në portale dhe media të ndryshme janë botuar disa artikuj lidhur me punimet e kryera në resaturimin e hamamit “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren, punime që i ka kryer N.N. SH. P. K. “EL-COM” me seli në Prizren. Edhe pse nuk duam t’i paragjykojmë ata që kanë bërë këto shkrime, megjithatë nuk mund të mos shprehim pakënaqësinë tonë se përse në asnjë rast nuk jemi konsultuar as ne si punëkryes, e as mbikëqyrësi i punimeve. Po të ishim konsultuar, me kënaqësinë më të madhe do t’ua ofronim informacionet e sakta lidhur me të gjitha shqetësimet e paraqitura, informacione, të cilat jemi të detyruar t’i paraqesim nëpërmjet këtij reagimi për opinion.

Restaurimi i hamamit “Gazi Mehmet Pasha” ka filluar si projekt i inicuar nga UNESCO, dhe i hartuar nga QRTK-ja, nën mbikëqyrjen profesionale të zonjës Zeynep Ahunbay, profesoreshë dhe eksperte me përvojë shumëvjeçare nga Stambolli, e angazhuar nga UNESCO. Zonja Ahunbay ka mbikëqyrur të gjitha punimet me karakter arkitektonik, historik dhe restaurues në këtë hamam. Ajo ka mbikëqyrur si përputhjen e restaurimit me karakterin burimor të tij, si llojin e materialit, ashtu edhe cilësinë e tyre. Po ashtu, ajo ka qenë kompetente për të lejuar apo jo kryerjen e punimeve nga ana jonë si dhe të materialeve që kemi përdorur. Pra, për të gjitha çështjet që ngrihen në media dhe për të cilat janë dhënë gjykime dhe vlerësime të caktuara, ne ua ofrojmë kompetencën profesionale të zonjës Ahumbay, e cila nuk ka pasur asnjë vërejtje lidhur me punimet e kryera nga ana jonë, dhe lidhur me llojin dhe cilësinë e materialeve që këmi përdorur. Po ashtu, duhet të informojmë opinionin se për cilësinë e materialeve të përdorura për restaurimin e hamamit janë bërë analiza në “Sayin Esra Kudde’ye” në Stamboll, e që ka lëshuar certifikatën me numër: 1145657, të datës 18.11.2013, kurse referenca për cilësinë e punëve të kryera është lëshuar nga Venice Office – Zyra regjionale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë me seli në Sarajevë, me numër reference UNESCO/ UVO/ Sarajevo/ 2014/ ss/ 075, të datës 15. 11. 2014. Krahas mbikëqyrjes së rregullt nga zonja Ahunbay, UNESCO ka dërguar herë pas here edhe ekspertë të tjerë në ndihmë të realizimit të këtij projekti. Edhe nga QRTK-ja kanë qenë të angazhuar në mënyrë të përdishme ekspertët e tyre. Po ashtu, edhe nga MKRTS-ja, herë pas here kanë ardhur përgjegjës të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore. Pra, është shumë e dukshme se punimet në restaurimin e hamamit “Gazi Mehmet Pasha” janë mbikëqyrur, janë kontrolluar dhe janë ekzekutuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të shumëfishtë, dhe nuk është e vërtetë se ne si punëkryes kemi bërë diçka që ka qenë në dëm të cilësië dhe ruatjes së frymës origjinale të tij.

Edhe pse ne si punëkryes kemi pasur vetëm përgjegjësi për ekzekutimin e punimeve, e jo edhe për çështje të natyrës kulturore, historike, trashëgimore etj., por për shkak të inetersimit të madh të opinionit po japim disa shpjegime që janë në interes të publikut dhe të informimit sa më të plotë. Në këtë drejtim duam të sqarojmë se gjatë punimeve, mbikëqyrësja e punimeve, zonja Ahunbay ka vërejtur se gjatë ndonjë restaurimi të mëhershëm janë bërë devijime nga forma origjinale e objektit. Shembull janë kupolat, të cilave u është mbuluar forma e tyre harkore me një mbulojë të pjerrtë. Në, edhe më sugjerimin e zonjës Ahunbay, e kemi kthyer gjendjen origjinale të saj. Në këtë rast ne nuk kemi cenuar origjinalitetin e kupolave, përkundrazi kemi ktheyr origjinalitetin e tyre. Edhe lidhur me gjoja lyerjen apo fasadimin e mureve të kupolave, duhet të sqarojmë se nuk është cenuar origjinaliteti i tyre, as nuk është përdorur asnjë material nga ato që po thuhet, por kemi përdorur një material klasik dhe që është përdorur zakonisht në kohët më të hershme, e që është quajtur horosan. Këtë material e kemi përdorur, pasi që kemi vërejtur se muret e kupolave kanë qenë të lyera me material të tillë, dhe pasi këtë e ka lejuar zonja Ahunbay.

Për të gjitha këto që I thamë deri tash, ne si kompani ekzekutuese I kemi të dokumentuara dhe të fotgrafuara të gjitha punimet sipas fazave te tyre. Po ashtu edhe mbikëqyrësi I punimeve I ka të gjitha shënimet, të dhënat, statstikat, fotografimet dhe materialet tjera specifike.

Krejt në fund, duke shprehur edhe njëherë pakënaqësinë tonë me plasimin e informacioneve të pasakta lidhur me restaurimin e hamait “Gazi Mehmet Pasha”, dhe me moskonsultimin e mediave me ne dhe me mbikëqyrësin e punimeve, po ashtu shprehim vullnetin tone që për hir të opinionit, të jemi bashkëpunues me të gjithë ata që duanta mësojnë të vërtetën lidhur me këto punime.

Prizren, më 28 prill 2015 N.N. SH. P. K. “EL-COM” – Prizren

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit