7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Enver Hasani mund të tërhiqet nga gjykimi i rastit Mustafa?!

Enver Hasani-GjKKKryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosvës, Enver Hasani mund të mos përfshihet si Gjyqtar në rastin e vlerësimit të kërkesës së PDK-së, nëse Isa Mustafa është zgjedhur në mënyrë të ligjshme si kryetar i Kuvendit. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, janë dy arsye kryesore përse Enver Hasanit i është sugjeruar nga qarqe diplomatike në Prishtinë që të mos marrë pjesë në rastin Mustafa, për shkak të konfliktit të interesit që mund të ketë.

Dy arsye pse Hasani mund të mos jetë pjesë në rastin Mustafa

Rasti i parë mësohet të jetë përfshirja e tij në disa raste të shkeljeve ligjore, për të cilat pat raportuar e përditshmja “Koha Ditore”. Këto raportime rreth Enver Hasanit, i kishte fshehur Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, gjë që ka bërë që të ngritën dyshime për neutralitetin që mund ta ketë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Pas publikimit të këtyre fakteve nga një e përditshme kosovare, ku Kryetari i instancës më të lartë Gjyqësore në vend dyshohet se është përfshirë në veprime të paligjshme, qarqet ndërkombëtare me ndikim në Prishtinë i kanë sugjeruar atij që të mos jetë pjesë e panelit për rastin Mustafa, për shkak të interferimeve që mund të ketë në rast. Pra, në një farë forme, Hasanit mund t’i ketë “ndihmuar” dikush nga pushteti që Ismet Kabashi ta fsheh lëndën e tij”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Dhe arsyeja e dytë, se përse Enver Hasanit i është sugjeruar të mos jetë pjesë e rastit Mustafa ka të bëjë me Komentarin e publikuar para disa kohësh nga vetë ai.

“Edhe çështja e publikimit të Komentarit mund të shihet si një lloj konflikti interesi. Mirëpo, arsyeja kryesore ka të bëjë siç e thash më lartë me dyshimin e përfshirjes së Hasanit në shkelje ligjore dhe fshehjen e rastit nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, i njejti ka theksuar se është në dorën e Enver Hasanit se a do të jetë apo jo pjesë e rastit. E sigurtë është që atij i është përcjellur ky mesazh.

Gazeta Blic ka provuar që të bisedojë me Enver Hasanin për këtë temë mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Para pak ditësh Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që ta pezullojë Isa Mustafën në krye të Kuvendit deri në verdiktin përfundimtar, pas kërkesës që e kishte bërë PDK-ja për të vlerësuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Kuvendit.

Çfarë do të bëhet me Kadri Kryeziun?

Përndryshe pos Enver Hasanit, edhe anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu nuk do të marrë pjesë në rastin Mustafa. Kjo është bërë e ditur qysh në njoftimin për vendimin e parë për Rastin Mustafa ku thuhet se Kryeziu nuk do jetë as në këtë lëndë pjesmarrës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani pas raportimit të mediave për pjesëmarrjen e Kadri Kryeziut në fushatën elektorale të PDK-së kishte premtuar se do të ndërmerren masa ndaj Kryeziut, por deri më sot nuk është ndërmarrë as një masë pos faktit që ai s’mori pjesë në vendimin për Pyetjet e Presidentes si dhe tashti në Rastin PDK vs. Kuvendi i Kosovës.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit