18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Eqrem Kryeziu e krahason Isa Mustafën me ministrin e Stalinit

Ish-deputeti i LDK-së Eqrem Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Kryeminstrit Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme e qujati demokraci votimin “kundër” të pjesëtarëve të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Kryeziu e ka krahasuar Mustafën me ministrin e Stalinit, i cili për ta bërë sa më konkret, ka sjellë një shembull të një deklarate të tij.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e Kryeziut, bashkë me dy shembujt krahasues:

Pas fitores së bolshevizmit në Rusi, prona Jasnaja Poljana e Tolstoit, ku jetonte e vepronte shkrimtari, u shndërrua në një koloni shkrimtarësh bolshevikë.
Ministri i kulturës i Stalinit u ngrit në foltoren e Konventës /edhe ata kishin konventë/ së shkrimtarëve të Bashkimit Sovjetik:
– Është turp ajo që dëgjohet e flitet jo vetëm në botën e degjeneruar borgjeze të Perëndimit, besa aty-këtu edhe nën diellin tonë të Stalinit. Dhe flitet me adhurim për atë plak të sëmurë – Leon Tolstoin. Por le ta dijë bota mbarë se pikërisht në Jasnaja Poljana jetojnë e shkruajnë veprat e mrekullueshme për parajsën staliniste hiç më pak se 60 autorë të rinj.

Kështu foli dhe shoku Isë pas Konventës private: “Një Konventë e suksesshme e LDK-së. Vendime me përkrahje unanime. E padrejtë është që fokusimi të jetë në më së shumti pesë njerëz që votojnë kundër. Nuk mashtrohet as opinioni e aq më pak LDK-ja. Pesë vota kunër flet për demokraci te ne…”.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, kryepërballja në Paris

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në...

Lajmet e Fundit