9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Eskalon përplasja mes Drita Millakut dhe Kadri Veselit: Ta kisha shti gazin në gojë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku është përplasur sot në Kuvendin e Kosovës, me kreun e kuvendit Kadri Veselin.

Debati mes Millakut dhe Veselit filloi nga kritikat dhe kërcënimet e deputetes Millaku ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputetja e VV-së kritikoi Veselin për sharjen që ia kishte bërë deputetëve të VV-së në seancën e votimit të demarkacionit një muaj më parë.

“Heqe maskën tënde dhe tregoje fytyrën e vërtetë që e ki. Nëse të kishim dëgju se i ke bërë ato sharje gjatë seancës, nuk kishe shpëtu. Por, për besë nuk i kemi dëgju”, i ka thënë Millaku, Veselit.

Ndërkaq, Veseli ia ka ndalur për një moment fjalën Millakut. I ka thënë se ka diçka personale me të.

“Veç pak zojë. Zojë, si me pasë lidhje diçka me mu ti! Çka m’u ke gju, se më sakatove”, ia ka thyer Veseli.

E pastaj Millaku e ka kërcënuar Veselin, duke i thënë se “gazin lotësjellës në gojë ta kisha shti”.

“Nuk të kam thanë deri në ditë të sotit, edhe më ka mbetur merak me ta thanë në fytyrë. Nuk lejojmë me na sha familjet edhe robt neve. Për besë, po ta japë fjalën nuk të kam dëgju, se atë gazin lotësjellës në gojë ta kisha shti”, ka thënë Millaku.

Në këtë pikë, debati eskaloi kur Veseli i tha Millakut: “A e përdorë me gojë shumë a?”. /Insajderi.com

Debatin mes Millakut dhe Veselit mund ta shikoni në videon e mëposhtme, në minutën -2:10.

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit