8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

Mediat e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Europian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT’it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Aty përmenden edhe kundërshtimet e Predsidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish – komandantë të UÇK’së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar i Kosovës” shkruan EU observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja europiane e Kosovës.

Më pas në shkrim thuhet se BE e ka krijuar Gjykatën Spoeciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK’së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Eu Observer ka transmetuar deklaratën e Kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish –gueriljen e UCK’së” shkruan EU observer.

Po ashtu aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.

ht

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit