4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Euronews: Korrupsioni në Kosovë i përhapur gjithkund

Jean Paul Jacque, ekspert i pavarur emëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, për të mbikëqyrur implementimin e misionit të EULEX’it, me fokus akuzat për korrupsion, ka nxjerrë një raport në të cilin thuhet se misioni që Brukselit i kushton 111 milionë euro për çdo vit, ka dështuar të luftojë korrupsionin.

Bashkimi Europian ka dështuar që të luftojë korrupsionin omniprezent në Kosovë thuhet në një raport të përgatitur nga profesori Jean Paul Jacque, i cili është emëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, për të mbikëqyrur implementimin e misionit të EULEX’it dhe akuzat për korrupsion, njofton Euronews për raportin që është publikuar dhe komentuar edhe nga zyrtarët e BE’së, javë më parë.

Në raport thuhet se gjyqësori në Kosovë nuk është në gjendje që të përballet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Jacque ka përfshirë edhe skandalin që implikon edhe zyrtarë të EULEX’it në afera të korrupsionit dhe mënyrën se si është pastruar kjo çështje./Gazeta Express/

Më Shumë

Lajmet e Fundit