4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Faleminderit !

Kryetari i ri i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë delegatët për besimin e dhënë në Kuvendin zgjedhor.

Ai, premton se do të jetë kryetar i të gjithëve dhe se do të punojë për të mirën e Prizrenit.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje në “Facebook”

Te nderuara struktura, anëtarë dhe përkrahës te PDK-së

Sot me votat e delegateve te Kuvendit te deges se PDK-së ne Prizren jam zgjedhur kryetar i njërës prej degëve më të mëdha të partisë në Kosovë.

I falenderoj te gjithe mysafirët qe ishin të pranishëm dhe ne veçanti te gjithe delegatet qe votuan per besimin e dhene.

Kuvendi I deges ishte nje konfirmim se PDK eshte parti me potencial dhe energji e cila si bartese e proceseve të mëdha ka ditur dhe dijë te ndertoj konsensus kur eshte ne pyetje interesi partiak dhe ne veçanti interesi publik.

E ndertuar mbi bazen e sakrificës se gjeneratave te ndryshme qe kulmoi me krijimin e UÇK-së dhe luften e cila krijoi parakushte per krijimin e shtetit te Kosoves, PDK ka treguar dhe po tregon se mund te transformohet, eshte fleksibile dhe e hapur per tu perforcuar me resurse te reja humane. PDK, krahas strukturave dhe potencialit jo te vogel ekzistues do te vazhdoj rrugetimin per ti adresuar sfidat e kohes reth konsolidimit te shtetesise dhe ngritjes se kualitetit te jetes ne Prizren por dhe ne tere Kosoven.

Dallimet ne koncepte dhe ne qasje ndaj sfidave qe na presin jane perparesi nga e cila ka përfitim te shumfishte drejt ndertimit te se ardhmes, dhe kjo tregon se PDK me demokraci te mbrendshme begaton veten si parakusht per te ndërtuar institucione lokale dhe qendrore funksionale dhe efektive.

Mbi bazen e gjithperfshirjes dhe selektimit kualitativ duke respektuar parimin e profesionalizmit dhe integritetit, bashkarisht do te vazhdojme drejt ndertimit te se ardhmes dhe kthimit të qeverisjes së mirë dhe dinjitetit qytetit të Prizrenit.

Do të jem kryetar i të gjithve dhe do të bashkëpunoj me te gjithe te interesuarit per te kontribuar per interesin publik.

Faleminderit lidershipit të partisë për besimin.

Faleminderit Prizreni.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit