16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Familjarët marrin nesër raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit

Familjarët bashkë me avokatin Tomë Gashi nesër do të marrin raportin e Institututit Zviceran të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Deharit.

Kjo gjë u bë e ditur nga Gashi, i cili deklaroi se raporti do të merret në ora 10:00 në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndryshe ditë më parë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala tha se raporti u jepet familjarëve menjëherë pas përkthimit urgjent në gjuhën shqipe.

“Sot e kemi dërguar për përkthim dhe në momentin që përkthehet në dy gjuhë do ua japim. Pra, do t’u jepet familjarëve dhe do të bëhet publike për opinionin. Do ta kenë edhe origjinalin. Besoj se fillimin e javës do të bëhet publike”, pati deklaruar ai.

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Neser me 24 .10.19 ne ora 10. Ne Prokurorin Themelore ne Prizren do marrim raportin e Institutit Zvceran te Mjekesis ligjore . Une do te jem aty se bashku me Prindet e Astrit Deharit.

Më Shumë

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit