21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Familjari i Blerim Kuqit punësohet në QKMF-në e Suharekës

Në pozitën e zyrtarit ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është punësuar Faton Kabashi. Ai është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Blerim Kuqi.

Suhareka udhëhiqet nga Bali Muharremaj, që vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në listën e ngushtë të kandidatëve që do të intervistoheshin, të publikuar me 9 mars të këtij viti, për këtë pozitë ishin gjithsej gjashtë kandidatë. Faton Kabashi ishte renditur si i dyti në listë.

Por. në njoftimin e 11 qershorit thuhet se tre kandidatë nuk ishin paraqitur në intervistë, e mes tyre edhe kandidati që figuronte si i pari në listën e ngushtë të kandidatëve.

Në këtë intervistë, Faton Kabashi ishte poentuar më së shumti nga anëtarët e komisionit vlerësues, duke grumbulluar 219 pikë. Kandidatja e dytë kishte marrë gjithsej 208 pikë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Faton Kabashin, tashmë zyrtar ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Ai vlerëson se procesi i rekrutimit të kandidatëve ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Kabashi thotë se kishte disa kundërkandidatë për pozita që ka dal fitimtar.

“Këtu është bërë përzgjedhja në bazë të përgatitjes profesionale që është lypë për këtë pozitë edhe për këtë vend pune. Edhe sa i përket konfliktit të interesit, kryetari i komunës është Bali Muharremaj, nuk ka të bëj kurrgjë këtu me konflikt interesi”, ka thënë Kabashi.

Ish kryetari i Suharekës, njëherësh edhe nënkryetar i AAK-së, Blerim Kuqi e ka pranuar se lidhje familjare me kandidatin e pranuar.

“Faton Kabashin e kam nip por jo bash nip, ma larg se sa nip. Se nipi i bie djali i motrës por nuk është ai djali i motrës, është ma larg. Unë nuk e ndërlidhi me veten se unë kam shumë të njohshëm që ndoshta edhe ndonjë tjetër ka hy në punë edhe para pesë apo nëntë vjetëve por s’kam lidhje me këtë punë unë”, tha Kuqi.

Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Sale Bytyqi tha për KALLXO.com se nuk është e informuar përse nuk kanë ardhur në intervistë tre kandidatë që ishin pjesë e listës së ngushtë për këtë pozitë.

Sipas Bytyqit, punësimi i Faton Kabashit nuk është konflikt interesi sepse konkursi për pozitën e zyrtarit ligjor ishte publik.

“Në këtë rast nuk kemi konflikt interesi, pasi që konkursi ka qenë i hapur, publik dhe ka pasur të drejtën çdo person që i plotëson kushtet sipas konkursit të aplikoj për pozitën e kërkuar. Kandidatin më të suksesshëm e ka zgjedhur një komision profesional i cili sipas vlerësimit të dokumentacionit, intervistës me shkrim dhe intervistës me gojë është zgjedhur kandidati me i suksesshëm”, tha Bytyqi.

Pas punësimit të tij, Kabashi tregoi se kandidati që figuronte si i pari në listën e ngushtë kishte shtruar ankesë, por Inspektorati i Punës me 16 korrik të këtij viti kishte marrë vendim që ta refuzojë si të pabazë ankesën e tij sepse ai nuk ishte paraqitur në pjesën e dytë të testimit, gjegjësisht në intervistë.

“Informacione kam pasur që një kundër kandidat ka paraqitur ankesë. Vendimi ka qenë që inspektorati i shkallës së dytë e ka rikthyer në shqyrtim, e ka kthy konkursin pjesërisht me gojë. Ndërsa në bazë të atij vendimi kundër kandidati nuk iu ka përgjigje, nuk ka ardhur në intervistë”, tha Kabashi për KALLXO.com.

Më Shumë

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit