6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fatmir Limaj ka një pyetje për kundërkandidatët e Zafir Berishës(Video)

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka një pyetje interesante për tre kundërkandidatë të Zafir Berishës, për kryetar të Prizrenit.

Ndonëse nuk ka përmendur emra, Limaj i është referuar kandidatit të PDK-së, Shaqir Totajt, Mytaher Haskukajt të Vetëvendosjes dhe Hatim Baxhakut të LDK-së.

“Të tregojnë një vendim që kanë marrë në jetën e tyre për vendin?”, ka pyetur Limaj, transmeton TV Prizreni

“Nuk e kanë asnjë vendim për vendin, veç nëse kanë marrë grua e burrë për me shku në pushime, por ai është vendim familjarë”, ka thënë Limaj, në tubimin e organizuar në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, gjatë jetës së tij, ka marrë shumë vendime për vendin.

“Ky njeri ka qenë me juve në ditët me të vështira dhe të rënda për vendin”.

Pyetjen mund të dëgjoni në minutin 0.33
/PrizrenPress.com/

Nisma

NISMA PËR PRIZRENIN MBAJTI TUBIM NË LAGJEN ORTAKOLLNisma për Kosovën, mbrëmë ka pasur tubim me elektoratin në lagjen “ Ortakoll”. Pjesë e këtij tubimi përveç kandidatit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, dhe kandidatëve për këshilltarë ishin edhe drejtuesit më të lartë të Nisma për Kosovën. Para të pranishmëve, kandidati Zafir Berisha, tha se ne kemi orientim të qartë dhe gjatë gjithë kohes do të përpiqem të atakoj papunësinë e madhe në komunen e Prizrenit, dhe se tashmë kemi projekte për këtë, përmes funksionalizimit të dy zonave industriale, theksoi ai. Ndërkaq, kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, tha se Prizreni duhet t’i kthehet qytetarit, vetëm përmes votes me adresë e cila zgjidh problemet. Prandaj, kjo votë duhet të jetë për Zafir Berishen dhe ekipin e tij. Të pranishmit me nga një fjalë rasti i përshëndeten edhe kandidatët për kuvend komunal, Hajdar Hoxha, Ajshe Shala, Zenel Elshani dhe Flamur Arifi, të cilët elaboruan pjesë të platformes zgjedhore të Nisma-s.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 14. Oktober 2017

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit