Fatmir-Limaj5-22Gjykata ka vendosur qe ta heqë masën e arrestit shtëpiak për deputetin Fatmir Limaj, për rastin “Kleçka”.

Avokati i deputetit i PDK-së, Tomë Gashi ka deklaruar për gazetën Tribuna se të gjithë të akuzuarit e rastit “Kleçka” janë liruar nga arresti shtëpiak. Kjo masë është zëvendësuar me paraqitje të kohë pas kohshme në stacionin e policisë, tha më tej Gashi.

Ndërsa për lirimin e tyre ka vendosur trupi gjykues pas kërkesës së ekipit mbrojtës të akuzuarve.