FatmirMehmeti-ldk-dragashFatmir Mehmeti (LDK), do të jetë kandidat për kryetar të Dragashit. Vendimi është marrë mbrëmë nga Kryesia e LDK-së. Mehmeti e ka konfirmuar për “PrizrenPress”, se ai do të jetë kandidat i LDK-së, për kryetar të Dragashit.

“Kryesia e Degës së LDK-së në Dragash, në mbledhjen e mbajtur mbrëm në praninë e përfaqësuesve nga Kryesia Qendrore, Abdulla Hoti dhe Kujtim Shala dhe me pjesëmarrje të kryetarit të Forumit Rinor dhe kryetares se Forumit të Gruas, pas një analize përmbajtjesore, dhe diskutimeve të frytshme, me vota unanime vendosi që kandidati për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, të jem unë“, tha Mehmeti. Fatmir Mehmeti, aktualisht është kryetar i Degës së LDK Dragash. /PrizrenPress.com/