10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Fetah Rudi: Ata që bënë atentat ndaj meje, e kanë vendin në burg, jo në institucione

Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm, ka thënë se nuk ka dyshime se sulmi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rudi ka shkruar se, atentati ndaj tij në vitin 2000, kishte për qëllim ndaljen e lirë të fjalës, dhe punës së ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Ai ka paralajmëruar se gjatë mandatit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të ngirsë zërin për atentatin ndaj tij.

Postimi i plotë pa ndërhyrje

Sot bëhen 19 vite qe mbeta ne karroce, kur me 15 dhjetor 2000 ne ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqeve kriminelet shqiptar te udheruar nga shefat e tyre, ben atentat ndaj meje duke u munduar qe te ma ndalin fjalen e lire dhe punen per shtetndertimin e Kosoves, te udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova.

Qe nga ajo dite, une jam ne karroc, ku per keto 19 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.

Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo edhe te lehta, me ndihmuan familja qe vazhdimisht i kisha afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.

Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, e qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.

Rruga ime nuk u ndal asnjehere, e une nuk do te ndalem as tash per asnje minute, deri sa kriminelet qe ben atentatin ndaj meje, por edhe qe i vrane edhe shume bashkeveprimtare e kolege te mij, t’i shohim aty ku e kane vendin, ne burg e jo ne institucionet e shtetit. Faleminderit nga te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme.

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit