4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Fetoshi: Ja cila është e vërteta për Ratkocin

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Rahovec, Feim Fetoshi ka demantuar lajmin se po e përdorë pushtetin për të goditur biznesin e rivaleve politik.

“Kohëve të fundit unë dhe dikasteri për të cilin jam përgjegjës, jemi ballafaquar me shpifje dhe artikuj propagandistik nga një medium lokal i quajtur RahovecPress. Është thënë se unë, Feim Fetoshi, drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, kërcënoj dhe shantazhoj bizneset e rivalëve politikë, me theks të veçantë për fshatin Ratkoc”, thuhet në reagimin e Fetoshit .

“Jo vetëm që këto janë shpifje, por këto janë edhe propaganda të drejtuara jo vetëm ndaj komunës së Rahovecit, ndaj meje, por edhe ndaj qytetarëve të Rahovecit”.

“Gjithmonë kam qenë i gatshëm, si një prej drejtorëve më transparent dhe më aktiv në terren, që të shprehem para qytetarëve për secilin zhvillim, e sidomos tash, kur më duhet të ofroj fakte, dhe dokumente relevante rreth këtyre shpifjeve, që nuk mund t’i themi as akuza, sepse i shërbejnë interesave personale të individëve që kanë ndikim në portale”.

“Në rreshtin e 16-të të artikullit në RahovecPress shkruhet: “Fillimisht Fetoshi ka devijuar rrugën lokale në dëm të bizneseve”. I tërë fshati Ratkoc e di se rruga në fjalë e ndërtuar në vitin 2014 është ndërtuar në trupin e vjetër të rrugës për çka na obligon edhe ligji. Si provë materiale keni dokumentin “Kopja e planit të rrugës pranë së cilës planifikohet të ndërtohet parku”, në të cilin shihen parcelat në fjalë dhe trupi i rrugës”.

“Në rreshtin e 19-të të artikullit ata shkruajnë: “Në bisedë me kryesinë e fshatit Ratkoc, mësuam se Fetoshi i ka kërcënuar ata se, nëse kundërshtojnë këtë park, atëherë nuk do të ketë investime tjera në fshatin Ratkoc”.Këtë shpifje e demanton deklarata e kryesisë së fshatit Ratkoc, për këtë shikoni dokumentin ku ata deklarojnë se Feim Fetoshi një gjë të tillë nuk e ka thënë kurrë. Deklaratën e kanë nënshkruar kryetari, nënkryetari dhe një anëtar me të cilët edhe jam takuar disa herë. Pjesën tjetër të kryesisë nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë”.

“Bizneset për të cilat bëhet fjalë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në objekt privat me qira te Qemajl Krasniqit dhe vëllezërve të tij. Andaj është paradoksale që bizneset që janë ne objektin me qira të kërkojnë vendparkingje nga komuna për llogari të qiramarrësit i cili objektin në fjalë e ka ndërtuar pa leje si dhe asnjëherë nuk i ka paguar taksa shtetit për qiranë që inkason nga këto biznese”.

“E them me plot bindje dhe siguri, e besim ndaj qytetarëve të komunës së Rahovecit se jam një prej drejtorëve më transparent të qeverisjes aktuale, jam gjithmonë i hapur jo vetëm për mediat, por edhe qytetarët”.

“Lista e fakteve dhe e argumenteve kundër këtyre akuzave nuk do të kishte fund po t’i hynim secilës një nga një”.

“Si drejtor i drejtorisë për Shërbime Publike dhe si shërbyes i qytetarëve të komunës së Rahovecit, garantoj secilin qytetarë të komunës sonë, se asnjëherë nuk kanë ekzistuar parregullsi dhe nuk do të ekzistojnë as presione të asnjë lloji as ndaj individëve, rivalëve politikë, apo bizneseve”.

“Unë fuqishëm do të vazhdoj të angazhohem për mirëqenien e qytetarëve të Rahovecit e që të ekzistojë prosperitet dhe vullnet për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik e që veprimtaria e bizneseve të mos pengohet nga askush”. /PrizrenPress.com/

deklarataharta

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit