2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Filluan punimet e zgjerimit të rrugës Poslisht-Autostradë

mujota muja2Kanë filluar filluar punimet në zgjerimin e rrugës nga fshati Poslisht deri në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”.

Ky projekt kapë vlerën 1 milionë e 150 mijë euro dhe do ta mbështetet nga Ministria e Infrastrukturës.

Pjesë e ceremonisë së fillimit të këtij projekti ishte edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Fehmi Mujota dhe drejtues të qeverisë lokale të udhëhequr nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja.

“Me fillimin e këtij projekti po finalizojmë gati rregullimin e të gjitha rrugëve në Prizren që lidhen me Autostradën”, tha Mujota.

Ai premtoi se do të mbështes edhe projektin e rrugës Piranë- Mamushë,si dhe zgjerimin e rrugës në afërsi të Autostradës në fshatin Zhur.

Ndërsa, kryetari Ramadan Muja, e vlerësoi mjaft të rëndësishëm këtë project.

“ Gati po e kmpletojmë tërë infrastrukën rrugore në komunën tone”, tha Muja.

Pronari i kompanisë “ Renelual Tahiri”,Refki Hoxha, tha se ky projekt do të jetë i standarteve bashkëohore me 4 korsi,ndriçim publik dhe infrastrukturë të nevojshme nëntokësore. /TV Prizreni/

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit