7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Flet babai i dy të vrarëve në Malishevë, dyshon se hajnat hynë për t’i vjedhur lopët

Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë, derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë
Ata të dy, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët, të cilëve u ishin vënë pas.

Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna. Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit – njëri prej tyre anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të plagosurit fillimisht u dërguar në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Për Klan Kosovën ka folur babai i viktimave.

I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyrë shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri.

“Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, ka thënë shkurt ai.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/flet-babai-i-dy-te-vrareve-ne-malisheve-dyshon-se-hajnat-hyne-per-t-i-vjedhur-lopet-509311/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit