16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Foto të rralla nga masakra e Krushës

Me 25 mars Kosova kujton një nga ditët më të dhimbshme të historisë së saj.

Një prej masakrave që tronditi jo vetëm Kosovën, por mbarë botën.

Krusha e Rahovecit, kujton çdo vit gjenocidin që iu bë nga forcat serbe

Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmijë, 5 femra, derisa ende janë të pagjetur 64 persona.

Krusha e Madhe në këto data kthehet në një vend lavdie e përulësie ndaj të vrarëve që përjetuan tmerrin e një lufte të padrejtë, raporton GazetaBlic.

Aty çdo vit bëhet thirrja për zbardhjen e fatit të 64 të pagjeturve dhe dënimi i atyre që lanë të vrarë 241 persona në këtë fshat.

Në përkujtim të kësaj masakre, këto foto na e kujtojnë historinë të cilën nuk duhet harruar.

Ato janë shpërndarë nga një banorë i Krushës i cili edhe ka njoftuar për ngjarjen përkujtimore që do mbahet për këtë ditë.

“19 vite nga gjenocidi serbo sllav në Krushë e Madhe.
26 Mars, 2018, ditën e Hënën në ora 11:00, 
Në Kompleksin Memorial KRUSHË E MADHE

LAVDI DËSHMORËVE DHE MARTIRËVE TË KOMBIT!”  thuhet në njoftimin e banorëve të Krushës./GazetaBlic/

 

 

Më Shumë

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit