Inspektori Gjeneral i FSK-së, Baskim Jashari me bashkëpunëtorë ka qëndruar në një vizitë pune në SHBA ka realizuar vizita të rëndësishme në strukturat ushtarake dhe të sigurisë në fushat e inspektoriatit.
Gjatë vizitës së tij i shoqëruar edhe nga Atasheu i Republikës së Kosovës në SHBA Gjeneral Brigade Xhavit Gashi ka realizuar vizita të rëndësishme në strukturat ushtarake dhe të sigurisë në fushat e inspektoriatit. Vizitat janë realizuar në Pentagon, Washington D.C. si dhe në selinë e Agjencisë së Inspektorit Gjeneral të Ushtrisë së SHBA-ve.
Po ashtu, Gjeneral Brigade Baskim Jashari ka pasur takime të rëndësishme me Gjeneral Lejtënant Peter M. Vangjel, Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit kokë-me-kokë në mes të Gjeneral Brigade Bashkim Jasharit dhe Gjeneral Lejtënant Peter M Vangjel u bisedua për modalitet e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve homologe.
“Delegacioni i FSK-së është pritur edhe nga Stafi i Agjencisë së Inspektoratit të Shteteve të Bashkuara si dhe stafi i shkollës së Inspektorëve të Ushtrisë së SHBA, të kryesuar nga Komandanti Kolonel James Brandon”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga FSK.
Vizita është vlerësuar nga të dy palët si shumë e suksesshme e cila do t’i paraprijë thellimit të bashkëpunimit të dy institucioneve në çështjet me interes të përbashkët nga fusha e inspektoritatit.