7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gashi apel fshatit turistik: Vefirikoni planet se edhe atje do të rrënojmë!

Aksioni i largimit të “Kampingut ilegal Veror” po vazhdon, por kësaj here pa mjetet e rrënimit të kontraktuara nga MMPH.

Prevalla-fshati turistikNga e shtuna e 19 tetorit, kampistët po vazhdojnë t’i largojnë vet, vikend-shtëpizat dhe objektet montazhë. Ata i kanë kërkuar inspektorëve të MMPH-së t’i lejojnë ta bëjnë vet cmontimin dhe bartjen e materialeve dhe kjo kërkesë është pranuar.

“Ky është një sinjal i mirë, ndonëse i vonuar, megjithatë, të bën të ndjehesh mirë kur sheh gatishmërinë qytetare për t’i respektuar ligjet dhe vendimet e shtetit. Ajo zonë kampingu jo veç se ishte e jashtëligjshme, por dhe ishte shëmtia e Prevallës. Ndërkohë ju bëj apel edhe pronarëve të vikend-shtëpive në “Fshatin Turistik” t’i verifikojnë planet e tyre dhe të nisin t’i kthejnë në gjendjen e lejeve, përndryshe edhe atje do të veprojë bageri i shtetit – ka thënë ministri Dardan Gashi.

Kampingu ilegal prej vitesh, i menaxhuar nga “Is Company” kishte ndërruar karakterin nga se ishte paraparë. Me ndërtimet e forta, të egra, dhe pa asnjë dokumentacion përkatës, ai ishte shndrruar në një llojë fshati turistik ilegal dhe kaotik.

Një muaj më parë Ministri Gashi kishte marrë vendim për largimin e tij që popullohej prej 76 vikend-shtëpizave dhe rreth 100 objekteve montazhë. Menaxhuesi “Is Company” nuk e kishte përfilluar vendimin dhe as lajmëruar pronarët e kampshtëpive, të cilëve u kishte dhënë tokën për shfrytëzim me pagesë.

Më 18 tetor, ka nisur aksioni i MMPH-së për pastrimin e Kampingut ilegal dhe sipas vendimit të lëshuar një muaj më parë, “Is Company” tashmë bartë të gjitha shpenzimet e kompanisë për rrënim të kontraktuar nga Ministria dhe është përgjegjëse për veprimtari ilegale dhe shkelje të kontratave të skaduara prej vitesh./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit