9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gashi apel shqiptarëve: Ejani të bashkohemi në Prizren, më 10 qershor

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Balli Kombëtar në Mërgim, Arbër Gashi, thotë se populli shqiptar po përjeton një prej periudhave më të ndërlikuara në marrëdhëniet e kombit tonë me vetveten dhe miqtë tanë. Andaj, ai fton të gjithë shqiptarët që më datën 10 qershor 2015 të bashkohen në qytetin e qyteteve, qytetin e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e ëndrrave tona kombëtare.

“Të drejtat tona legjitime po gjymtohen pamëshirë nga krimi i organizuar vendor e ndërkombëtar, nga qeveritë e pandërgjegjshme të gjysmështeteve tona dhe nga mohimi që po ju bëhet të drejtave të lirisë sonë demokratike për vetëdeklarim dhe vetëvendosje”, shkruan Gashi në Facebook.

“Të nëpërkëmbur si mos më keq prej qeverive vendore, kolaboratore dhe vazale ndaj vullneteve tradicionalisht antishqiptare të disa shteteve, për fat të keq edhe anëtare të Bashkësisë Europiane, e të cilat po vazhdojnë të mbështesin akoma politikën e gjenocidit serbomadh dhe pastrimit etnik kundër shqiptarëve. E drejta jonë për të mos u pajtuar me politikën e imponimeve antidemokratike qëndron e ngulitur në shpirtin tonë dhe kërkon të shpërthejë përmes vullnetit të pamposhtur për bashkimin e shqiptarëve”.

“T’ i themi paqësisht Jo, shfrytëzimit të pambarim të resurseve tona njerëzore për interesat ekonomike të të tjerëve. Jo, nënçmimit kolektiv ndaj kombit tonë, Jo, ndalesave të imponuara e antidemokratike. Shpërthimi i ndërgjegjes kombëtare, demokratike, paqësore, dinjitoze dhe njerëzore të shqiptarëve, të drejtës së tyre për një jetë më të mirë, pa skllavëri të imponuar përmes proceseve të integrimeve të falsifikuara, pa shfrytëzim ekstrem të resurseve tona njerëzore dhe për një jetë me vlerë europiane të dinjitetshme, nisë rrugëtimin e bashkimit të kombit shqiptar më datën 10 qershor 2015, në qytetin e qyteteve, qytetin e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e ëndrrave tona kombëtare”.

“Prandaj, me përuljen më të sinqertë vëllazërore, Ju lutem Juve miqtë e mi kudo që ndodheni, njoftoni të gjithë ata që i njihni, shpërndajeni informacionin natë e ditë dhe bashkohuni me ne në Prizren, me datën 10 qershor 2015. Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, së bashku dhe pa dallime do e rikonfirmojmë vullnetin e kombit tonë për një shtet unitar shqiptar, për Shqipërinë etnike, demokratike, shtet i së drejtës, me bazë ligjore moderne dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka apeluar Arbër Gashi, sekretar i përgjithshëm Organizata Balli Kombëtar në Mërgim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit