13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Gashi: Është rikthyer postblloku ilegal në Brezovicë

DardanGashi-MMPHIsh ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi thotë se është rikthyer postblloku ilegal në shtigjet e skijimit në Brezovicë.

Gashi ka njoftuar se me këtë veprim po plaçkiten qytetarët, duke rikujtuar se Parku është pronë e Kosovës.

“Përulja e kësaj qeverie ndaj ekstremistëve serb manifestohet edhe me një fakt tjetër skandaloz: vitin qe shkoi, me vendimin tim u rrënua postblloku ilegal i kryetarit të komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq ku qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë shtigjet e skijimit dhe bjeshkët e Brezovicës ilegalisht plaçkiteshin me gjobë hyrëse në Parkun Nacional nga ky i fundit. Parku është pronë e Shtetit të Kosovës dhe si i tillë është i lirë të frekuentohet pa asnjë pagese e pengese nga qytetaret e sajë”, thuhet në postimin e Gashit në Facebook.

Ai po ashtu përmes faqes së tij të Facebookut e ka kritikuar qeverinë e cila sipas tij po tregohet e pa aftë karshi Jabllanoviqit.

“Duke e pare paaftësinë e qeverisë për të vepruar kundër Jabllanoviqit, edhe kryetari i Shtërpcës vendosi të mos përfillë vendimet e shtetit dhe rivendosi postbllokun dhe plaçkitjet e qytetareve pa u penguar nga qeveria e re. Kjo paraqet vepër të rëndë penale dhe përdhosje te institucioneve të vendit. Ashtu siç paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe dhunim të shtetit fakti që kryetari i Shtërpcës që disa jave vepron si kryetar i Shtërpcës edhe si i emëruar i qeverisë së Beogradit! Pra njëkohësisht ky zotëri i shërben sistemit paralel të Beogradit e nganjëherë edhe Prishtinës”.

“Qeveria pra ka dy detyra: ta largojë prapë postbllokun ilegal dhe te nis procedurat penale ndaj kësaj cubërie klasike dhe të filloje procedurën e shkarkimit të kryetarit për shkelje të rënde të Kushtetutës ashtu siç parashihet me po të njëjtën Kushtetute dhe ligjin për qeverisjen lokale!”.

“Beogradi edhe këtu me postblloqe e emërime kryetaresh po e uzurpon pronën e Kosovës (projektin e Brezovicës) njëjtë siç i vendosi kthetrat mbi Trepçën!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

UCL/ Barcelona e Atletico, me nga një këmbë në gjysmëfinale

Dy skuadrat spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid, kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet e para çerekfinale. Barcelona nga disavantazhi arriti një fitore dramatike 3-2 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit