11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gashi: Luftimi i korrupsionit e nepotizmit, kauzë e PDK-së

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, ka thënë në debatin e RTK-sw, se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen disa javë më vonë, si dhe të drejtojë Qeverinë e Republikës së Kosovës me kryeministër Kadri Veselin.

Gashi tha se kauzë e PDK-së është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe çdo dukurie tjetër negative.

Ai shtoi se këtë luftë, ka kurajën dhe mund ta zhvillojë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Kadri Veseli.

Gashi tha se për dy mandate radhazi PDK-ja u ka dhënë mundësinë partive të tjera të drejtojnë qeverinë dhe asnjëra nga to, për arsye të ndryshme, nuk ka arritur ta përfundojë mandatin.

Zyrtari i PDK-së tha se çështja e ‘vijave të kuqe’, e proklamuar nga partitë e tjera, është vetëm retorikë e tyre, e cila më nuk shitet te qytetarët.

“Të gjitha subjektet politike pas zgjedhjeve e lusin PDK-në për të bashkëqeverisur, prandaj ‘vijat e kuqe’ më nuk shiten te qytetarët. PDK-ja ka vija të kuqe dhe të trasha për korrupsionin dhe dukuritë e tjera negative”, theksoi Gashi.

Ndërkaq duke folur për sondazhet e fundit, ai tha se fakti që PDK është e para e tregon më së miri frika e LDK-së dhe Vetëvendosjes, si dhe përpjekjet e tyre krijuar koalicion para zgjedhjeve.

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Lajmet e Fundit