13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gjendje e jashtëzakonshme -shteti mobilizohet për ta gjetur ariun në Pauskë të Prizrenit

Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prizrenit e disa OJQ janë mobilizuar për gjetjen e ariut që prej disa javësh po sulmon bagëtitë e banorëve të fshatit Pouskë të Prizrenit. Autoritetet shtetërore po kërkojnë të identifikohet vendndodhja e ariut.

Sipas një njoftimi të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, disa institucione shtetërore – përfshirë edhe organizata joqeveritare – janë mbledhur dhe kanë diskutuar për gjetjen e ariut.

“DAPK ‘Sharri’ pasi që është informuar rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu menjëherë ka informuar strukturat udhëheqëse të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kemi mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet e MMPH/AMMK siç janë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Inspektoratin e Mjedisit dhe Divizionin e Natyrës ku është diskutuar për mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve”, thuhet në njoftim.

Në këtë çështje janë përfshirë edhe Komuna e Prizrenit e Shoqata e Gjahtarëve “Sharri” në këtë komunë.

“Në kuadër të këtyre përpjekjeve DAPK “Sharri” ka mbajtur takime të vazhdueshme edhe me institucionet lokale të Komunës se Prizrenit përkatësisht me Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimin Rural, pastaj me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sharri në Prizren”, vazhdon njoftimi.

Komunikata thotë se “gjatë këtyre takimeve është diskutuar për marrjen e masave të menjëhershme që të veprohet në mbrojtjen e banorëve të fshatit Pouska përmes patrullimeve të vazhdueshme 24 orëshe të Policisë së Kosovës, zyrtareve të PK Sharri dhe shoqatës së Gjahtarëve Sharri, në këtë vendbanim dhe në momentin që bëhet identifikimi i ariut të kontaktohen edhe zyrtaret e Strehimore Parku i Arinjve në Mramor – Prishtinë për mundësinë e trajtimit të ariut.”

Siç raportoi Insajderi javën e kaluar, banorët e fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit janë në hall nga një ari i murrmë, të cilit disa javë më parë gjuetarë nga e njëjta zonë ia kishin vrarë atij katër këlyshët e saj.

Tash e disa javë, banorët e këtij fshati po përballen me hakmarrjen e ariut të cilin dyshohet se e kanë tërbuar.

“Mbrëmë më ka ardhur ariu deri tek shtylla, dhe vazhdimisht është sjellë rreth shtallës”, thotë njëri prej banorëve të fshatit për Klan Kosovën, teksa vazhdon duke e përshkruar ariun: “Është krejt e zezë por te qafa ka një ngjyrë të bardhë.”

Disa ditë më parë, ariu kishte mbytur 20 dele të familjes Demiri në këtë fshat. Njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje rrëfen se si e frikësojnë ariun përmes mjeteve piroteknike.

“Kur vjen e ndezim këtë [mjetin piroteknik, v.j] dhe e gjuajmë pastaj shkon ajo, por kthehet prapë brenda një ore”, thotë pjesëtarja e kësaj familje.

E sot kanë dalë pamje nga sulmi që ariu i ka bërë bagëtive të banorëve të fshatit. /Insajderi.com

Më Shumë

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit