9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gjermania redukton numrin e ushtarëve në Kosovë

Nga 750 ushtarë gjermanë sa janë tani në kuadër të KFOR-it në Kosovë, në vjeshtë do të mbeten rreth 650, pasi gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet “esencialisht e qetë dhe stabile”.

Kufiri maksimal i angazhimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it nga 1850 sa është tani, do të zvogëlohet në 1350. Kështu ka vendosur Qeveria gjermane. Për këtë qëllim ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe Ministri i Jashtëm Frank Valter Steinmeier kanë informuar të hënën me shkrim shefat e grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman.

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe për një kohë të gjatë nuk do të përfundojë. Vendimi i Qeverisë gjermane për zvogëlimin e numrit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, që është marrë mbrëmë, sipas revistës “Der Spiegel” pritet të miratohet tani edhe nga Bundestagu. Për 16 vjet rresht, Bundestagu ka miratuar çdo vit vazhdimin e mandatit të ushtarëve të Bundeswehrit në Kosovë. Të vetmit nga fraksionet parlamentare që kanë qenë kundër vazhdimit të këtij mandati janë partia e majtë (die Linken).

Ndryshe, aktualisht në Kosovë janë të angazhuar rreth 750 ushtarë gjeramnë dhe ky numër në rast nevoje mund të rritet nga forcat rezerve në Gjermani deri në kufirin maksimal prej 1850 ushtarësh. Nga vjeshta e këtij viti Gejrmania në Kosovë do të ketë rreth 650 ushtarë dhe dhe po kaq do të jetë numri i trupave rezerve në Gjermani në rast nevoje në Kosovë.

Reduktimi i trupave gjermane në Kosovë vjen pas vlerësimit që i bëhet gjendjes në Kosovë, e cila në raportet e shkruara në aspektin ushtarak vlerësoeht si “esencialisht e qetë dhe stabile”, raporton “Der Spiegel”, percjellë RTK. Në planin e brendshëm gjendja vlerësohet edhe më tej si fragjile për shkak se herë pas here organizohen demonstrata të dhunshme.

Në raportin intern të shkruar për deputetët e Budnestagut thuhet se vetëm në veri të këtij shteti të vogël ka here pas here incidente midis popullatës serbe e cila dominon në katër komuant veriore dhe “popullatës minore islame”.

Megjithatë, as në veri gjatë vitit të kalur nuk ka pasur asnjëherë nevojë për ndërhyrjen e NATO-s, prandaj dhe Aleanca veri-atlantike ka miratur reduktimin e trupave gjermane në Kosovë. Në rat nevoje të rritjes së tensioneve, NATO mund të alarmohet dhe të ndërhyjë në rast se vie deri te tensionet masive ndëretnike në veri.

Bundesveri ndodhet në Kosovë me trupat e veta që nga qershori vitit 1999. Në kudër të KFOR-it, Gjermania përbënte më 1999 pjesëmarrjen e dytë me të madhe me 6500 ushtarë në Kosovë, numër ky që është zbvogluar gradualisht për gjashtëmbjetë vite rresht.

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit