12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gjermania: S’ka BE për Serbinë, pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Gjermania dhe partnerët evropianë presin një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës përmes një marrëveshje e cila i detyron të dy palët. Kështu tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, para vizitës së tij në Serbi, që do ta zhvillojë të martën.

Ai, në një intervistë për Tanjug, tha se kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Serbisë, janë të njohura dhe ato nuk kanë ndryshuar.

Ministri gjerman tha se është i vetëdijshëm se ky proces do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Ai shtoi se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk është kusht që i është vënë Beogradit për integrim në BE, dhe këtë nuk ja ka thënë as qeveria gjermane.

“Gjermania është e angazhuar që hapjen e kapitullit 35 të rrugës së integrimit të Serbisë në BE, ta lidh me normalizimin e plotë të marrëdhënieve – dhe implementimin e marrëveshjes së nënshkruar më 19 prill të vitit 2013”, ka thënë ai.

Ai theksoi se në Beograd vjen me mesazhin se Gjermania mbetet partner i besueshëm i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. /Lajmi.net/

Më Shumë

Ngritja e sigurisë në fshatrat e Prizrenit

Policia në Prizren ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e fshatrave. Komandanti i Stacionit Policor në Prizren-Veri, kapiten Haxhi Kabash, tha se qëllimi i...

Majko viziton në Has kullën e Isa Kurpalit të projektuar nga Sylejman Vokshi

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka vizituar veriun e Shqipërisë. Ai është ndal në Has ku ka vizituar monumentin kulturor, Kullën e Isa Kurpalit. Këtë kullë...

Lajmet e Fundit