10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gjithçka që dihet rreth dy vrasjeve në Suharekë

Një i ri dhe një i moshuar u vranë dje në komunën e Suharekës. 32-vjeçari J.A. nga Mushtishti u gjet i vdekur në një kazino, ndërsa 64-vjeçari I.G. dyshohet se u vra nga vëllai i tij 72 vjeçar në Studenqan për një pronë. 72-vjeçari është arrestuar nga policia. Në anën tjetër, i riu dyshohet se u vra nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, të cilit i është bastisur shtëpia.

Brenda tri orëve, nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani).

Gazeta Express nga burime të sigurta brenda policisë dhe prokurorisë i ka mësuar motivet që dyshohet se ia morën jetën këtyre dy personave.

Jetmir Aliaj dyshohet se u vra për përfitime materiale. Kështu tha një burim.

“Qëllimet kanë qenë përfitimet, dyshohet se pati të bëjë me përfitime”, tha ai.

Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor.

Përmes një komunikate për media IPK thotë se Sh.S zyrtar policor me gradën e rreshterit është arrestuar nga policia për dyshime të përfshirjes në këtë vrasje.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq, I.G. dyshohet se u vra nga vëllai për shkak të mosmarrëveshjes rreth trashëgimisë (kontest pronësor). Aty u lëndua rëndë edhe një grua rreth 43 vjeçe, familjare e viktimës dhe e dorasit.

“Motivet janë rreth trashëgimisë…kontesti pronësor”, tha ky burim.

Për këto ngjarje tragjike Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie. Aty janë dhënë detaje se si kanë ndodhur dy vrasjet.

Për vrasjen e J.A është arrestuar një rreshter i policisë si i dyshuar kryesor.

“Në orën 9:47 në rrugën “Skënderbeu”, në fshatin Reshan, kemi marrë informatën se një person i gjinisë mashkullore është i shtrirë në një kazino. Me të shkuar në vendin e ngjarjes, u mësua se i njëjti u vra me armë zjarri dhe është pa shenja jete. Bëhet fjalë për J.A. nga Mushtishti. I dyshuari i vrasjes është pjesëtar i Policisë së Kosovës, atij i është bërë bastisja në banesë. Është marrë arma e zjarrit, disa telefona dhe pajisje tjera dhe është arrestuar”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Rasti i dytë ka të bëjë me vrasje brenda familjes. Mësohet se viktima ka pasur më parë probleme me ligjin.

“Në orën 11:50 kemi marrë informatën se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në Studenqan. Një i vdekur dhe një e plagosur aksidentalisht. Motivi dyshohet të jetë për çështje pronësore. Viktima ka qenë i arrestuar edhe më herët”, tha policia.

“Dy kufomat janë dërguar në mjekësinë ligjore, ndërsa e plagosura është jashtë rrezikut për jetën”, tha policia, transmeton Gazeta Express.

Rastet po hetohen nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Ndryshe, në tre vjetët e fundit, viti 2018 cilësohet si viti me më së shumti vrasje në Kosovë. Policia tha se në vitin 2018 u vranë 35 persona, në vitin 2017 ndodhën 27 vrasje, ndërsa në vitin 2016 ndodhën 26 vrasje./Gazeta Express

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit