4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

“Gjon Buzukut” në Prizren, i mbyllet Salla e Sportit

Nxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren nuk kanë ku të mbajnë lëndën e edukatës fizike. Inspektorët ia kanë vendosë çelësin Sallës së Sportit.

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bujar Hasani thotë se Salla e Sportit në këtë shkollë është mbyllur për shkak mungesës së kushteve për nxënës.

“ Po, është e vërtet se e kemi mbyllë Sallën e Sportit në këtë shkollë, sepse nuk ka pasur kushte për nxënës”, tregon Hasani për PrizrenPress.

Sipas tij, inspektorët pasi kanë bërë kontrollin, kanë ardhë në përfundim që kjo sallë të mbyllet.

“Inspektorët në procesverbal i kanë shënuar të gjitha të gjeturat, pastaj e kanë mbyllur”, tregon ai.

Ndërkaq, nxënësit kërkojnë që sa më shpejt t’ju mundësohet që të shfrytëzojnë këtë sallë.

Nxënësi I.K. thotë se inspektorët kanë vepruar drejtë që kanë mbyllur Sallën e Sportit. Sipas tij, kushtet në këtë sallë kanë qenë të këqija.

“ Kurrfarë kushtesh nuk ka pasur salla”, tregon ai, duke kërkuar që sa më shpejt të rinovohet dhe të lëshohet për shfrytëzim kjo sallë e sportit.
/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit