11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gjykata e Prizrenit dënon punëtorin e Gjykatës së Gjilanit

Gjykata-peshorjaMehmetali Kryeziu nga Kamenica, i njohur me nofkën “Meta”, punëtor i Gjykatës Themelore të Gjilanit- Dega në Kamenicë, ku edhe ushtronte detyrën e referentit në Divizionin për Kundërvajtje është dënuar me 4 muaj burg efektiv dhe 1 mijë euro gjobë për shkak të veprës penale përvetësimi në detyrë.

Kryeziu është arrestuar dhe është mbajtur në arrest shtëpiak nga data 31 korrik 2014 deri më 30 shtator 2014.Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit e akuzon 45 vjeçarin Kryeziu, se në cilësinë e personit zyrtar, me qëllim të fitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë që i është besuar për shkak të detyrës së tij.

“Në vazhdimësi gjatë vitit 2013 dhe 2014, në cilësinë e referentit për ekzekutime në Divizionin e Kundërvajtjes në Gjykatën e Kamenicës, pas orarit të punës në emër të ekzekutimit të aktvendimeve të plotfuqishme ndaj kryerësve të kundërvajtësve të dënuar me gjobë, sipas urdhëresave të dhunshme, ua lëshon dëftesëpagesat për gjobat e paguara të dënuarve, mirëpo këto pagesa nuk ia dorëzon arkëtarit për t’i futur në sistem”, thuhet në aktakuzë.

Në bazë të veprimeve të lartëcekura, sipas prokurorisë, Mehmetali Kryeziu, buxhetit të Kosovës i ka shkaktuar humbje në vlerë prej 1 mijë e 237 eurosh.

Për këtë rast ku i akuzuar është punëtori i gjykatës, nuk është folur asnjëherë në mjetet e informimit, KALLXO.com është interesuar dhe ka siguruar shkresat e kësaj lënde.

Referenti Kryeziu, duke parë se para vetes kishte një aktakuzë, së cilës siç duket nuk mund t’i shpëtonte dot dhe duke ditur pasojat për këtë vepër penale, ka vendosur që për këtë vepër ta pranojë fajësinë dhe të hyjë në marrëveshje me prokurorin e krimeve të rënda.

Marrëveshjen me shkrim mbi pranimin e fajësisë të prokurorit dhe të akuzuarit e ka aprovuar Gjykata Themelore e Prizrenit.

I akuzuari Mehmetali Kryeziu, u dënua me 4 muaj burg efektiv, si dhe me 1 mijë euro gjobë.

Ndërsa sa i përket dëmit prej 1 mijë e 237 euro, sipas marrëveshjes realizimin e dëmit mund ta kërkojë vetë Buxheti i Kosovës, si palë e dëmtuar.

“Me këtë marrëveshje, ka mbetur e pakryer dhe e pacenuar e drejta e të dëmtuarit- Buxhetit të Kosovës, për kompensimin e dëmit” thuhet në pikën 7 të marrëveshjes me shkrim mbi pranimin e fajësisë./Kallxo.com/

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit