10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykata Speciale fton edhe Bislim Zyrapin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se këshilltari i tij dhe njëkohësisht ish-shefi i Shtabit të UÇK-së Bislim Zyrapi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ftesa e Zyrapit vjen pas ftesës së Gjykata Speciale ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt i cili sot edhe dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

Më tutje presidenti ka thënë se së shpejti pritet të vendosë pas situatës së krijuar. Thaçi ka thënë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HT

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit