11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë hedh poshtë padinë e ‘Abi Çarshisë’

Ditë më parë, Inspektorati i Komunës së Prizrenit, ka rrënuar një pjesë të objektit Abi Çarshia, shkruan Insajderi.

Për rrënimin e këtij objekti, pati përleshje, sulme e edhe rrahje.

Islam Thaqi, Drejtori i Inspektoratit të kësaj komune ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e Abi Çarshisë e cila ishte ngritur kundër vendimit për rrënim.

“Kjo i bie që vendimi ynë është i drejtë, konform ligjeve në fuqi dhe ne do t’i qëndrojmë prapa këtij vendimi”, ka shkruar Thaqi në Facebook.

Zyrtarë të Abi Çarshia janë shprehur të revoltuar lidhur me rrënimin e një pjesë të qendrës tregtare në Prizren.

Ata kanë thënë se ky aksion është bërë për qëllime politike dhe është bërë në mënyrë të paligjshme pasi që sipas tyre ajo pjesë e “Abi Çarshias” ka pas leje për veprimtari./Insajderi/

Më Shumë

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Lajmet e Fundit