10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Goditet rëndë motoçiklisti nga një veturë në Prizren

Në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë rreth orës 21:33 në rrugën “Sami Kodra” në Prizren, ka pësuar lëndime të rënda trupore një person, i cili ishte duke lëvizur me një motoçikletë.

Personi është goditur nga një veturë e tipit “VW Pasat” nga moskujdesi i të dyshuarit gjatë ngasjes, i cili me veturën e tij godet motoçikletën me pjesën ballore të automjetit.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar viktima dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit