8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gorozhubi, pikë lidhëse mes Hasit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Kryetari i fshatit Kishaj në Has të Shqipërisë, Ali Muja, është shprehur për “Kosova Sot” se në kohën e socializmit Gorozhubi ishte një fshat i ndaluar për pesë dekada, kurse tashmë është bërë pikë lidhëse mes Hasit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. “Tash banorët e disa fshatarëve të Hasit deri në Gorozhub vijnë me kuaj apo edhe këmbë e nga këtu e arrijnë autobusin për tregti ditëve të mërkura në Prizren”, tregon ai për gazetën. Atje ende padrejtë- sisht janë të ndara lagjet Mariq edhe Pogaj, që u ndanë nga fshati Gorozhub. Por, tani miqësia e lidhur ka bërë që gradualisht ky fshat të ribashkohet.

“Në brezin kufitar në dekadën e fundit janë bërë 107 martesa, kryesisht në fshatra, Gorozhub, Planejë, derisa tutje kufirit shqiptaro-shqiptar janë fshatrat Domaj, Pusi i Thatë, Kishaj, që nuk janë më larg se 2 km njëri prej tjetrit”, tregon Ali Muja. Fshati Gorozhub është fundi i kufirit Kosovë-Shqipëri, e aty është edhe Mali Pashtrik.

Mungon uji i pijes

Gorozhubi përbëhet nga lagjet Binaj,Tejeci, Tanaj dhe Kërhanaj. Dikur ky fshat ishte shumë i madh, por nga paslufta e Dytë Botërore kushtet shumë të vështira dhe sidomos regjimi serb me presionin e madh që bënte nuk lejoi që banorët atje të jetojnë të qetë, andaj u detyruan të ikin nga atje dhe sot. Sot janë diku mbi 150 familje që jetojnë kryesisht në Prizren. Aktualisht fshati ka 30 familje, të cilat jetojnë në kushte krejtësisht ndryshe, sidomos nga paslufta. Por, vështirë se dikush pranon të rikthehet atje. Kryetari i këtij fshati, Shani Tanaj, për “Kosova Sot” tregon se atje mungon uji i pijes.

Për plot 50 vjet kemi kuptuar fatin e njëritjetrit vetëm përmes këngëve që kemi kënduar në arat tona. Ngase kufiri nuk ishte i hekurt, por ishte i gjakosur me gjakun e shumë shqiptarëve. Bile edhe rastet e vdekjeve ia kumtonim njëri-tjetrit përmes këngës”, pohon kryetari Tanaj. Studiuesi hasjan, Nexhat Çoçaj, shpjegon faktin se paslufta ka ofruar kushte shumë më të mira. Ndërsa Ali Muja tregon se martesat tashmë po bëhen sikurse para luftës së Dytë Botërore dhe kjo ka ngritur ndërdijen se martesat janë një nga nevojat primare të një kombi. Duket se gradualisht ai kufi artificial po shkrihet.

Banorët e Shqipërisë vijnë për 20 minuta në Gorozhup

Drejtori i SHMU “Vëllezërit Farshëri” në Gorozhub, gjegjësisht në Planejë, Halil Shehu, shpjegon se në paralelen e Gorozhubit nga klasa e parë deri në të katërtën janë 34 nxënës. Tani rruga e asfaltuar deri në Gorozhub më shumë e ka lehtësuar jetën e atyre fshatrave të Shqipërisë sesa të Kosovës. Ata vetëm brenda 20 minutash vijnë deri këtu ku nis asfalti dhe tregtinë e bëjnë me Prizrenin. Kurse fshati Gorozhub tani ka asfaltin ka edhe shkollën, por këtu mungon toka e bukës. Ali Muja nga Kishaj ka theksuar se tashmë kufiri Kosovë- Shqipëri më shumë është një ish-vijë zjarri.

“Sepse tashmë po hyjmë e po dalim dhe miqësitë janë bërë të shumta mes Hasit të Shqipërisë dhe Hasit të Kosovës. Ai shton se Gorozhubi për fat të mirë po bëhet një pikë- takim i disa fshatrave të Hasit nga Shqipëria dhe Prizrenit po i kthehet nami i tregtisë. Shton se dikur moti tregu i kësaj ane ishte me Prizrenin ose me Shkodrën, por Shkodra është tepër larg, prandaj Prizreni na rikujton edhe tregtinë e dikurshme.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit