7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Grabovci: PDK nuk e ka problem t’i ketë 61 vota në Kuvend

Adem Grabovci-pdk14Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se LDK, AAK, NISMA dhe VV për pushtet e kanë bllokuar Kosovën dhe nuk po e njohin as Kushtetutën, as Gjykatën Kushtetuese dhe as Presidenten. Blloku bllokues, sipas tij, po dëshiron me çdo kusht pushtetin.

“Ne e përkrahim Presidenten dhe presim prej saj fjalën e fundit. PDK nuk i do por është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai në një intervistë për Express.

Ai tha se PDK nuk e ka problem t’i ketë 61 vota, por dëshirojnë koalicion stabil dhe të qëndrueshëm. Ndërsa, për akuzat e Kurtit, tha se bëhen me qëllim për të rënduar jetën e qytetarëve të Kosovës.

“PDK ka dhënë maksimumin e vet për të mos ndodhur, së pari, kjo bllokadë, jo vetëm e institucioneve, por lirisht mund të quhet edhe bllokadë e Shtetit që pasojat do të jenë të pallogaritshme në secilën fushë të jetës. Që nga siguria, zhvillimi ekonomik, integrimet në BE e kështu me radhë. Kur them se ka dhënë maksimumin e vet, PDK asnjëherë s’ka qenë refuzuese në raport se subjektet tjera politike. Nuk ka refuzuar bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe gjithë faktorët që kanë mundësi të kontribuojnë për fuqizimin e jetës institucionale në vend dhe në konsolidimin e shtetit.
Por, pa dëshirën e PDK-së ka ndodhur një bllokadë e tillë, përkundër vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përkundër, të drejtës Kushtetuese dhe ligjore që e ka PDK dhe se fundi, lirisht mund të themi se Blloku opozitar, apo Blloku bllokues nuk po reflekton ndaj asnjë institucioni të vetëm”, ka thënë Grabovci.

Më Shumë

Lajmet e Fundit