16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hajdutët bëjnë kërdinë

Vrasja e një pjesëtari të Policisë së Kosovës në krye të detyrës, që ka ndodhur ditë më parë në Istog, si dhe grabitjet e armatosura, janë një shenjë se shteti ligjor, Policia, Prokuroria e Gjyqësia nuk funksionojnë në zbatim të ligjit. Të paktën kështu vlerësojnë deputetë të opozitës dhe njohës të rrethanave politike në vend, së bashku me qytetarët e anketuar. Ata e kanë dronë e tyre, se edhe grupet kriminale nga Shqipëria janë bashkuar me grupet kriminale kosovare me qëllim të grabitjeve, që për fat të keq kemi edhe raste të vrasjeve. Njëri nga indikatorët se përse po përkeqësohet situata e sigurisë është edhe gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike, që është fajtori kryesorë që prodhon edhe krime të natyrave të ndryshme. Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën,”Kosova Sot’, thotë se grabitjet e armatosura dëshmojnë përmasat e mendësisë kriminale të atyre që rrezikojnë edhe jetën e tyre, duke bërë plaçkitje të armatosur, por edhe mungesën e kapaciteteve të institucioneve për t’i penguar e për t’i ndaluar.

“Nuk kam informacion për bashkëveprimtari të grupeve kriminale nga Shqipëria me grupet kriminale në Kosovë. Vetëkuptohet, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe sociale rrit këtë lloj kriminaliteti. Por, ky nuk është faktor i vetëm, meqë Amerika ka ekonomi të zhvilluar, megjithatë ndodhin më shumë këso krimesh (në raport me numrin e popullsisë). Faktor është edhe degjenerimi i vlerave. Ata që plaçkitin nuk janë domosdoshmërisht tepër të varfër”, shpjegon ai. Abuzimi me pushtetin Analisti politik Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, dhe duhet të zbatoi në përpikëri ligjin mbi kryerësit e veprave pa u ndikuar nga politika.

“Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve. Zhvillimet e fundit ekonomike në vend tregojnë se situata ekonomike sa vjen e përkeqësohet. Shkalla e papunësisë dhe varfërisë tregon përqindje të larta marramendëse”, potencoi ai. Sipas Herticës, punësimi në baza familjare, partiake e klanore i ka lëshuar rrënjët shumë thellë dhe ka kaluar në një diskriminim shumë të ashpër. “Po ashtu, korrupsioni dhe keqpërdorimet e manipulimet e parasë publike janë kontribuues kryesorë të kësaj gjendjeje të rëndë”, shpjegon më tutje Hertica. Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita Ali Lajçi(L.VV), për gazetën “Kosova Sot”, tha se njëri nga indikatorët se përse me të madhe nga viti në vit, nga muaji në muaj e nga dita në ditë, po përkeqësohet situata e sigurisë është edhe gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike. “Prandaj, ky edhe është fajtori dhe indikatori kryesor që po prodhon edhe krime të natyrave të ndryshme, sikurse që ishte vrasja e një pjestari të policisë së Kosovës në krye të detyrës që ka ndodhur kohë më parë në Istog. Veç saj, kemi edhe një seri grabitjesh të armatosura në tërë Kosovën që po bëhen nëpër bankat komerciale dhe kompani të ndryshme, por edhe në shtëpitë private në tërë Kosovën”, shtoi më tutje ai.

Qytetarët tanë, të indinjuar me situatën e pasigurisë që po mbretëron në vend Ndryshe, krahas analistëve politikë dhe deputetëve të opozitës, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë tej mase të indinjuar me situatën e pasigurisë që po mbretëron në vendin tonë. Andaj, qytetarët tanë thonë se grabitjet e armatosura janë një shenjë se shteti ligjor, Policia, Prokuroria e Gjyqësia nuk po funksionojnë sa duhet në zbatim të ligjit. Veç saj, qytetarët thonë se, edhe grupet kriminale nga Shqipëria, janë bashkuar me grupet kriminale kosovare, me qëllim të grabitjeve, që për fat të keq kemi edhe raste të vrasjeve. Së këndejmi, qytetari Leonard Beqiri, nga Prishtina, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se” forcat e rendit janë në nivel të detyrës dhe me një numër aq të vogël nuk mund t’i ndalin këto dukuri të vrasjeve hajnive dhe plaçkitjeve, sepse janë shumë pak të paguar për punën shumë të rrezikshme që e bëjnë, në veçanti Policia e Kosovës, që na tregon se ata dhe nuk kanë siguri në punën e tyre të përditshme dhe se jeta e tyre rrezikohet në kontinuitet. Rast i tillë tipik i pasigurisë në punë i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vrasja e policit në krye të detyrës, që ndodhi javën e shkuar “.

Peci: Policia, Prokuroria e Gjyqësia nuk kanë një koordinim të mirëfilltë në punë Qytetari Ukshin Peci, nga fshati Boletin i Mitrovisë, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se “të gjitha këto të këqija që po ndodhin janë një pasqyrë e mosfunksionimit të mirëfilltë shtetit si duhet, sepse dihet se kush është përgjegjës për rend e siguri në një vend. Prandaj, e themi lirshëm se këto vrasje, plaçkitje dhe tërë këto të këqija, që po ndodhin bashkë me tërë këtë pasiguri që po ndodh, është pasojë e mungesë së shtetit ligjor, përkatësisht që Policia, Prokuroria e Gjyqësia nuk kanë një koordinim të mirëfilltë në punët e tyre të përditshme dhe kjo bën që mos të ketë funksionim të duhur në zbatim të ligjit në Kosovë. Veç saj, e kemi edhe fenomenin se janë bashkuar edhe grupet kriminale nga Shqipëria me grupet kriminale kosovare, me qëllim të grabitjeve që për fat të keq po kemi edhe raste të vrasjeve si ai kohë më parë, ku u vra polici në Istog nga plaçkitësi i një banke”.

Solidaritet ndërkriminal

“Ka pasur disa raste, kur ka pasur edhe solidaritet ndërvëllazëror në mes të një kombi të ndarë në dy shtete shqiptare, ngase edhe grupet kriminale nga Shqipëria janë bashkuar me grupet kriminale kosovare, me qëllim të vjedhjeve dhe grabitjeve, që për fat të keq kemi edhe raste të vrasjeve. Prandaj, kam bindjen se kjo situatë do të përkeqësohet çdo ditë e më tepër, përderisa në Kosovë të jenë në pushtet koalicioni i tashëm, që është me këmbë e krye i lidhur me pushtetarët e tashëm në Shqipëri. Prandaj, shpëtimi i vendit do të jetë largimi i kësaj kaste sundimtarësh mafiozë sa më parë aq më mirë, sa nuk është bërë tepër vonë”, theksoi Ali Lajçi për “Kosova Sot”.

Hendeku social, me pasoja

“Ngritja e çmimeve të artikujve të domosdoshëm për jetë e bën shumë të rëndë jetën e qytetarëve, sidomos të atyre që janë pa punë e që jetojnë me ndihma sociale. Kësaj gjendjeje po i kontribuon edhe pabarazia e theksuar sociale në mes të elitave dhe pjesës tjetër të popullsisë, e shumë e shumë faktorë të tjerë. E gjithë kjo reflekton deri tek grabitjet e ndryshme, ku nganjëherë përfundon me vrasje. Të gjitha këto dukuri i rrit shteti jofunksional dhe mosrespektimi i ligjit nga politika. Kriminelët e këtij lëmi shumë lehtë e shfrytëzojnë këtë gjendje të rëndë, duke manipuluar dhe duke gjeneruar viktima të trafikimit. Dukuri tjetër e shëmtuar, e që e ka prodhuar kjo gjendje e rëndë ekonomiko-sociale, është edhe bredhja dhe lëmosha e njerëzve që shihen në çdo vend të qyteteve tona”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Lajmet e Fundit