21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Haradinaj: E çuditshme qasja kërcënuese e partnerëve që duan të krijojnë koalicionin qeverisës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit, se vendi mund të shkojë në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në, ka thënë se ai duhet të bëjë kujdes pasi i faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, ku tha se nuk duhet të abuzohet me situatën në vend.

“Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme, kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment”, tha ai, raporton KP.

Haradinaj shtoi se nuk e kanë definuar rolin e tyre, nëse duanë të jenë indiferent.

“I kemi pikëpamjet tona, por duhet të bëjmë kalkulime për të mirën”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit.

“Risi është vetëm situata me VV-në, sepse këta kanë deklaruar kundër tyre. Ata duhet të deklarohen për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mohimin e masakrës së Reçakut, nga Vuçiq.

“Është tepër jo normal, mendoj që qytetarët e Kosovës, serbë duhet të bëjnë kujdes që të mos nivelohen në këtë. Kisha apeluar tek ta që të mos involvohen në këtë diskutim, sepse duhet të ndërmerren raste ligjore. Është e kundërligjshme deklarime të tilla”, tha ai.

Ai para mediave, sot ka folur edhe personat të cilat kanë ardhur në Kosovë, si të prekur nga tërmeti në Shqipëri, duke thënë se Kosova i ka hapur dyert dhe zemrat për banorët e Shqipërisë.

Haradinaj mes tjerash tha se tani në parkun invovativ në Prizren nga rreth 600, kanë mbetur 270 persona të cilët janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Ka qytetarë që dëshirojnë të kthehen por që hasin në vështirësi të transportit. Unë kam vendosur t’iu shkruaj letër të komunave, që t’u sigurohet transport për këta persona, -nëse hasin problem, ne ju japim përkrahke si nivel qendror”, ka shtuar Haradinaj./Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Lajmet e Fundit