9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Haradinaj: Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë së vendit

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit tha se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.

Ai thotë se në përvjetorin e rënies së tij, kujtojnë edhe dëshmorët e tjerë të Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.

“Në 21 vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit