4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Haradinaj: Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme- duhet të shkojmë në zgjedhje

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka thënë se do të përkrah çfarëdo proteste që mund të behët për të mirën e qytetarëve. Ai ka thënë se duhet të protestohet dhe të punohet shumë për ta ç’kapur shtetin, siç ka thënë ai të kapur nga ngërzit e poetikës dhe qeverisë.

Ai thotë se kapja e shtetit është bëre në çdo sferë të jetës. Por, sipas tij kapja është bërë më së shumti në aspektin ekonomik.

“Vendi tani është në një gjendje të jashtëzakonshme. “Kjo situatë nuk është e zakonshme. Kjo situatë duhet të ndryshoj. Poetika po bënë lëvizje dhe punë të pazakonta”

Kurse, duke folur për gati 100 ditë qeverisjeje të Qeverisë PDK-LDK, Haradinaj ka thënë se kanë pasur plan që t’u japin hapësirë 100 ditë për ndonjë përmirësim të gjendjes, por sipas tij këtë hapësirë qeveria e re nuk ia ka lënë vetes.

Për të gjendja e krijuar në Kosovë, përfshi gjendjen e rëndë ekonomike, migrimin e korrupsionin do të mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të reja.

“Me 20 mars diku ata i bëjnë 100 ditë dhe e shihni ku jemi. Nuk bëhet fjalë për asgjë serioze, me çështje me angazhim me të gjitha. Nuk pres prej tyre asgjë”.

“Sa më shpejtë që ta qojmë Kosovën në zgjedhje është më mirë për Kosovën. Dalja nga kjo qeverisje e gabuar mund të bëhet vetëm me zgjedhje”, tha ai në një intervistë për “Debat” në RTK.

Ndryshe nga kjo, ai thotë se qeveria e re nuk ka për të qëndruar gjatë.

Haradinaj ka kritikuar edhe ministrin Stavileci, për deklaratat mbi organizimin familjar i cili tha se ata të cilët kanë 300 euro rrogë nuk duhet t’i bëjnë nga 7 fëmijë.

Siç tha Haradinajt, ministri nuk është për autoritet moral, por është niveli i parë i përfaqësimit të popullit dhe s’ka të drejtë t’u drejtohet me mënyra të tilla njerëzve.

Hadinaj ka folur edhe për reformat në AAK. Ai në këtë rast ka thënë se ka mundësi të këtë edhe kundër kandidat për të parin e partisë.

Derisa për largimet e fundit nga AAK’ja ka thënë se ta e kanë zgjedhur rrugën që kanë dëshiruar.

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit