16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Haradinaj: ShBA-të janë miqtë dhe partnerët tanë të parë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, ka uruar Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, qeverinë dhe popullin amerikan.

“Në atmosferën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë Amerikane, e përcjell mirënjohjen e thellë dhe falënderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, amerikanët me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësit në radhë të KFOR-it”, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj.

Kryetari Haradinaj, më tej në urimin e tij ka thënë se populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në të gjitha përpjekjet tona për shtet dhe dinjitet kombëtar e qytetar.

“Populli ynë dhe Republika e Kosovës llogarisin edhe në të ardhmen në mbështetjen e SHBA-ve dhe garantojnë miqësi e bashkëpunim të përhershëm midis dy vendeve tona dhe në funksion të ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë. SHBA-të janë vendi ynë mik, SHBA-të janë partnerët tanë të parë të paqes, lirisë dhe zhvillimit”, ka thënë kryetari Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Më Shumë

Bexheti: Pa UÇK nuk do të kishte intervenim të NATO-s

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit